9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Delegacioni i BIK-ut vizitoi mërgatën shqiptare në Zvicër

Më të lexuarat

Prishtinë, më 13 mars 2023

Më 10 mars, delegacioni i Bashkësisë Islame të Kosovës, i përbërë nga drejtori i Drejtorisë për Diasporë, Ekrem ef. Simnica dhe kryetari i Këshillit të BI-së së Prishtinës, Hetem ef. Sopjani, u pritën në xhaminë “Qendra Islame Shqiptare” në Renens, Lozanë, nga kryetari i xhamisë z. Sami Zogaj, sekretari z. Orhan Musliu, anëtarët e kryesisë dhe nga xhemati.

Ata aty falën namazin e xhumasë, ku para namazit të xhumasë ligjëroi kryetari i Këshillit të BI-së së Prishtinës, Hetem ef. Sopjani, i cili përshëndeti të pranishmit dhe ligjëratën e tij kryesisht ia kushtoi parapërgatitjeve për muajin e bekuar Ramazan.

Drejtori i Diasporës, Ekrem ef. Simnica, në hytben e tij, theks të veçantë i kushtoi punës dhe veprimtarisë së institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai me këtë rast përcolli urimet dhe përgëzimet e Myftiut Tërnava për muajin Ramazan, duke lutur Allahun që të na i pranojë ibadetet dhe adhurimet që i kryejmë gjatë këtij muaji. Drejtori Simnica falënderoi të gjithë mërgimtarët tanë për kontributin e vazhdueshëm dhënë për vendlindjen në përgjithësi, e në veçanti për institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai shfaqi shpresën dhe bindjen e tij se kjo mërgatë do të vazhdojë kontributin e saj edhe përgjatë viteve të ardhshme, sa herë që të jetë nevoja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit