4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Viti 2023 në Kosovë nis me inflacion prej 12.1 për qind – nafta, vaji ushqimor dhe buka me rritjen më të madhe të çmimeve

Më të lexuarat

Në muajin e parë të këtij viti, inflacioni i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit ishte 0.9 për qind se më i lartë se muaji paraprak, derisa krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak kjo vlerë ishte 12.1 për qind.

Kështu thuhet në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për indeksin e çmimeve, duke shtuar se rritje ka pasur në pothuajse të gjitha produktet bazike të konsumit.

“Çmimet e perimeve janë rritur me 10.4 për qind, energjia elektrike me 3.1 për qind, duhani me 2.6 për qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 2.2 për qind, pemët me 1.9 për qind, shërbimet financiare dhe pajisjet shtëpiake me 1.8 për qind, shërbimet rekreative dhe kulturore dhe shërbimet e tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit me 1.6 për qind, qumështi, djathi dhe vezët dhe pjesët e këmbimit dhe pajisjet shtesë për pajisjet e transportit personal me 1.5 për qind”, thekson ASK-ja, shkruan Telegrafi.

“Buka dhe drithërat me 1.2 për qind, prodhimet ushqimore dhe blerjet e automjeteve me 0.8 për qind, shërbimet ambulatore me 0.6 për qind, mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit me 0.2 për qind, kafja, çaji dhe kakao me 0.1 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.9 për qind”, shton raporti.

Çmimi mesatar në euro për disa artikuj dhe shërbime të konsumi, janar 2023 | Burimi: ASK

ASK tregon se IHÇK-ja ishte më e lartë në një mesatare prej 12.1 për qind në vitin 2022 krahasuar me vitin paraprak.

“Rritje të çmimeve vjetore ka pasur në vajra dhe yndyra me 26 për qind, bukë dhe drithëra me 21.2 për qind, mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 20.5 për qind, mish me 18.9 për qind, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira me 18.9 për qind, prodhime ushqimore me 16.5 për qind, mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit me 16.3 për qind, energji elektrike me 15.4 për qind, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 13.3 për qind dhe perime me 10.8 për qind”, tregon Agjencia e Statistikave.

“Vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht me 10.7 për qind, mirëmbajte dhe riparim i pajisjeve personale të transportit me 10.6 për qind, peshk me 10.4 për qind, qumësht, djathë dhe vezë me 10.4 për qind, pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal me 9.9 për qind, mbrojtje sociale me 9.5 për qind, pije alkoolike me 9.4 për qind, kafe, çaj dhe kakao me 9 për qind, pemë dhe mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje 8.8 për qind, gaz me 7.7 për qind”, thuhet në raport.

gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshtet dhe manaret me 7.6 për qind, ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet me 7.5 për qind, gjëra personale me 7.4 për qind, tekstile shtëpiake me 7.3 për qind, pajisje shtëpiake me 6.4 për qind, blerje e automjeteve me 6.2 për qind dhe veshje me 5.7 për qind me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 12.1 për qind në IHÇK”, përfundon ASK-ja. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit