Fushata aktualisht është duke vazhduar dhe po arrijnë donacione nga Türkiye dhe prej vendeve të tjera
Në fushatën “Türkiye Një Zemër” (Türkiye Tek Yürek), e transmetuar drejtpërdrejt në televizionet në Türkiye për mbledhjen e donacioneve për zonat e prekura nga tërmetet e fuqishme të javës së kaluar, brenda 2 orëve e gjysmë janë grumbulluar 101 miliardë e 101 milionë lira (rreth 5 miliardë euro), transmeton Anadolu.
Transmetimi, i cili ka filluar në orën 20:00 me kohën lokale, aktualisht është duke vazhduar dhe po arrijnë donacione nga Türkiye dhe prej vendeve të tjera.
Ndryshe, mbi 35 mijë njerëz kanë humbur jetën nga tërmetet e 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë me epiqendër në Kahramanmaraş, nga i cili prekën mbi 13 milionë njerëz në dhjetë provinca turke, përfshirë provincat Hatay, Gaziantep, Adıyaman, Malatya, Adana, Diyarbakır, Kilis, Osmaniye dhe Şanlıurfa.
Disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndien lëkundjet e forta që goditën Türkiye-n jugore në interval prej më pak se 10 orësh.
/aa/