Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se Pejgamberi alejhis selam, ka thënë:
“Kush mund ta ndihmojë vëllaun e tij (muslimanin), le ta bëjë këtë!” Muslimi.
Secili prej nesh e ka për obligim me e ndihmu vëllaun e vetë në nevojë sipas mundësive të veta.
Ajo çfarë i ka goditur vëllezërit tonë në Turqi dhe Siri me këtë termet të fortë e shkatërrues, ka mundur të na godas edhe ne, por këtë herë Allahu na ka mëshiru e i ka sprovu vëllezërit dhe motrat tona.
Prandaj, të tregohemi solidar me ta.
Më e pakta që mund të bëjmë është të lutemi për të vdekurit e termetit që Allahu t’i pranoj si shehid, t’i shëroj të lënduarit e tyre, e t’ua lehtësoj sprovën të mbijetuarëve.
O Allah, na falë dhe na mëshiro me mëshirën Tënde, e mos na trajto sipas gjendjes tonë!
ALLAHU I PASTË MËSHIRU
Pejgamberi alejhis selam, ka thënë:
“Dëshmorët janë pesë:
– ai që vdes nga murtaja,
– ai që vdes nga dhembjet e barkut,
– ai që mbytet në ujë,
– ai që vdes nën diçka që shembet (tërmetet dhe të ngjashme) dhe
– ai që vdes në rrugë të Allahut.”
Buhari, Muslim.
Allahu i mëshiroftë të gjithë ata që kanë vdekur në termet, e të gjallëve, Allahu ua lehtësoftë dhimbjen e u ndihmoftë!
Hoxhë Irfan Salihu