Latifi dhe gylenizmi
Akoma nuk arrij ta kuptoj çfarë e lidh profesorin e filozofisë politike Blerim Latifi me gylenizmin. Mbase Latifi, një filoamerikan i flaktë deri në çmenduri, është tërhequr nga fakti që Gyleni jeton në Amerikë. Mbase është tërhequr nga fakti që, libri me titull “Fetullah Gylen, një jetë në shërbim” ka për autor një profesor amerikan me emrin Xhon Pahël?!
Mbase dëshiron të njihet më shumë me fenë. Po përse zgjodhi pikërisht librin e Gylenit për të mbajtur edhe një fjalim të rastit? Përse nuk zgjodhi të marrë pjesë në promovime të tjera fetare?
Apo filozofia e Latifit me doktrinën gyleniste puqen fort me njëra-tjetrën dhe të dyja kanë çfarë të këmbejnë së bashku?!
Shënim
Fotoja është shkrepur vitin e kaluar, në Prishtinë, gjatë promovimit të librit për jetën dhe veprën e Gylenit, ku Latifi mbajti edhe një fjalim të shkurtër, filozofik kuptohet.