1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Qindra njerëz humbën jetën nga tërmeti vdekjeprurës në Türkiye

Më të lexuarat


Dridhjet nga tërmeti po ashtu janë regjistruar në Siri dhe Liban.
Të paktën 76 persona kanë humbur jetën dhe 440 janë lënduar pas një tërmeti të fuqishëm 7.4 ballë që goditi provincat jugore të Türkiyes, thanë zyrtarët.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Türiyes (AFAD) tha se tërmeti me magnitudë 7.4 goditi në orën 4:17 të mëngjesit (0117 GMT) dhe kishte qendër në qarkun Pazarcik të provincës Kahramanmaras.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 7 kilometrash (4.3 milje). Ai u pasua nga tërmete me magnitudë 6.4 dhe 6.5 që goditën provincën juglindore të Gaziantepit.

Në provincën turke të Malatya, të paktën 23 persona u konfirmuan të vdekur dhe 420 të tjerë të plagosur, tha guvernatori i saj.

Tërmeti shkatërroi gjithashtu 140 ndërtesa në provincë. Ndërkohë, në provincën turke Sanliurfa, të paktën 15 persona mbetën të vrarë dhe 30 të plagosur, ndërsa të paktën pesë persona u vranë në provincën Osmaniye.

Provinca Diyarbakir raportoi të paktën 6 të vdekur dhe 79 të plagosur. Tërmeti fillestar është ndjerë edhe në vendet fqinje të Libanit dhe Sirisë.

Mbi 100 vdekje u raportuan në Siri, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të vendit.

Nuk ka ende informacione për viktima në Liban.

AFAD në gatishmëri

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan shkroi në Twitter për të përcjellë ngushllimet për qytetarët e prekur nga tërmeti fillestar.

Ai shtoi se AFAD dhe njësitë e tjera janë “në gatishmëri”. Po ashtu theksoi se ekipet e shpëtimit u dërguan menjëherë në krahinën e prekur nga tërmeti.

“Ministria jonë e Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë, AFAD, qeveritë e provincave dhe të gjitha institucionet e tjera filluan punën e tyre me shpejtësi. Po bashkërendojmë edhe punën pas tërmetit. Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme dhe do të vazhdojmë punën tonë”, shkruan presidentit Erdoğan.

TRT Balkan /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit