8.4 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Para protestë nga nxënëset e Medresesë Isa Beu, kërkojnë t’u njihen diplomat!

Më të lexuarat

Shumë nxënëse nga shkolla e medresesë “Isa Beu”, sot në shenjë revolte para-protestuan me një marsh, që të zgjedhet problemi i mosnjohjes së medresesë si shkollë e mesme, sepse në këtë mënyrë ato nuk mund të regjistrohen në universitete brenda vendit.

E drejta për shkollim (deri tek shkollimi më i lartë), ndonëse i mbrojtur me Konventë, has në vështirësi kur bëhet fjalë sidomos për vajzat që si të drejtë të tyre kanë zgjedhur mbulesën. Këtë problem së fundmi e kanë ngritur nxënëset nga Maqedonia e Veriut, duke theksuar edhe një herë se shkollimi nuk duhet të ketë pengesa, sepse ato kanë një të ardhme të cilën e duan të shkolluara sa më lart.
Thirrja e tyre është e qartë, e drejta e tyre është thelbësore, andaj shpresojmë që organet shtetërore do të veprojnë menqur!

Nxënëset thane se kjo gjë u është premtuar kur janë regjistruar në këtë shkollë.

“A mundet që medresantët që pas përfundimit të medresesë si të gjithë nxënësit tjerë të Maqedonisë të regjistrohen në të gjithë universitetet publike dhe private, sigurisht përgjigja është jo. Arsimi është i detyrueshëm në RMV, jetojmë në një shtet ku ëndrrat po na vriten, ku optimizmi zë vendin e pesimizmit, sa disa vite që kur institucionet e këtij shteti demokratik kërkesat tona hasin në vesh të shurdhër…


Ndryshe, nxënësit e Medreses “Isa Beu” pas përfundimit të shkollës së mesme nuk mund të regjistrohen në universitete në vendin tonë. Kurse thonë se diplomat u pranohen nga të gjithë shtetet e Ballkanit, si dhe në shtetet arabe ku zakonisht shkojnë për të ndjekur studimet e larta.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fm.facebook.com%2Fwatch%2F%3Fv%3D6025086764181444%26extid%3DWA-UNK-UNK-UNK-IOS_GK0T-GK1C%26mibextid%3D2Rb1fB%26ref%3Dsharing&width=500&show_text=false&height=281&appId” width=”500″ height=”281″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit