Avokati Asdren Bytyqi ka reaguar për rritjen e çmimit të tatimeve në pronë përmes rrjetit social “Facebook”. Ai është shprehur: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëmNë ish vendet komuniste, shteti është pasuru duke i varfëru njerëzit. Në vendet kapitaliste, shteti është pasuru duke u pasuruar njerëzit. Politika e rritjes së tatimeve nuk e godet “borxhezinë” (të pasurit), por “proletariatin” -shtresën e mesme dhe të varfër, sepse rreziku i papërballimit dhe ndikimit të barrës së rritur tatimore, në këtë kohë inflacioni e godet shtresën e mesme dhe e varfër, e jo e pasur. Kjo nuk është social-demokraci, ly është komunizëm.