3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Blerim Destani nuk ka komplekse, në premierën e filmit bashkë me nënën me mbulesë

Më të lexuarat

Aktori i njohur shqiptar nga Maqedonia Blerim Destani, është treguar yll i vërtetë i kinematografisë, që nuk vuan nga komplekset. Në premierën e filmit ai ka marrë me vete babanë e tij Lazim Destani dhe nënën e cila është me mbulesë. Blerimi pa kurrfarë kompleksi ka parakaluar me ta edhe tapetin e kuq dhe më pas janë ndalur bashkë para fotografëve, raporton “lajmpress.com”.

“Sot në premierën e filmit, prindërit më ofruan emocionin e veçantë në qilimin e kuq. Flm për këtë përjetim të rrallë. Ju dua”, ka shkruar aktori sipër fotos që ka publikuar në profilin e tij.

Kjo paraqitje e Destanit ka nxjerrë nga takti disa mediume dhe gazetarë të kompleksuar, të cilët i janë vërsulur me kritika dhe ofendime.

Ndryshe Destani është shqiptari i parë pjesëmarrës në kastin e filmit “Alarm Fur Cobra 11”. Për këtë qëllim, aktori në Prill erdhi për të xhiruar edhe në Elbasan e Tiranë duke e vendosur Shqipërinë në qendër të vëmendjës së kineastëve gjermanë.

Ndryshe, ky telefilm shumë i dashur për gjermanët shfaqet që nga viti 1996 dhe pëlqehet edhe në Austri, Itali, Francë, Spanjë, Belgjikë e Suedi por edhe Meksikë, Kinë dhe Indi. Per realizmin e tij, shteti gjerman ka dhënë në dispozicion një autostradë prej 20 kilometrash për xhirimin e skenave të aksionit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit