2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Big Brother si kamp përqendrimi në ekran! – Nga Fabian Zhilla

Më të lexuarat

Ju sygjeroj të lexoni një libër të hershëm te gazetares Jennifer L. Pozner me titull “Reality Bites Back: The Troubling Truth About Guilty Pleasure TV”, të vitit 2010. Libri bazohet mbi shikimin e më shumë se 1,000 orë programesh reality show prej saj. Në konkluzion ajo thotë se këto programe: “Kanë një tendencë qe të turbullojnë së bashku në një orgji të vetme gëzimin, zhgënjimin dhe akuzat…këto programe janë ndërtuar për të përforcuar norma të veçanta shoqërore… të tallurit është më i vërtet se kudo dhe tek çfarëdo lloj transformimi që mund të vij më pas” në art.

Me pak fjalë të tilla formate nxisin dhe kultivojnë një grup sjelljesh, në shumicën e rasteve vulgare, duke i risjellë ato në formën e kulturës dominuese në shoqëri. Pra mesazhi është “Ju jeni banal dhe shikojeni atë vetë nga njerëz reale dhe në kohë reale.” Dhe kjo i bën njerëzit të besojnë tek banaliteti dhe të humbin respektin për veten. Lexoni komentet per tifozët jashtë shtëpisë së ‘yjeve’ në Qafe Kashar.

Pra Big Brother i bën të mendojnë shikuesit se kjo eshte kultura dominuese tek ne, ky është realiteti dhe ky është modeli. Ne fakt ’regjizura’, ‘skenaret’, ’skemat’ që detyrojnë dhe orientojnë sjelljet nuk duken, madje janë kontraktuar ‘aktorët’ që të mos flasin per atë se çfarë ndodh mbas perdes.

A nuk është paradoks që në një reality show të mos flitet per atë se çfarë ndodh pas kuintave? Sic e thotë bukur Mark Andrejevic “Big Brother është një eksperiment televiziv për të shikuar njerëz nëpërmjet televizorit por të cilët janë të privuar prej tij”.

Big Brother kthehet kështu në një far kamp përqendrimi ku edhe aty “banorët” edhe pse me vullnet të lirë janë përzgjedhur sipas disa kritereve që përputhen me filozofinë e programit. Në kundërshtim nga diktatura që të detyronte, këtu niveli i shplarjes së kulturës është kaq i lartë sa njerëzit, me dëshirë duan të “internohen” kulturalisht.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit