Jeto ashtu si je ti në realitet;
Mos e ndrysho zërin tënd,
Mos e zëvendëso theksin tënd,
Mos e kundërshto ecjen tënde!
Ti ke shije të veçantë dhe ngjyrë të veçantë.
Kur tenton të bëhesh tjetër ndryshohet shija dhe ngjyra jote.
S’ka dyshim se sa i bukur që je me aromën tënde origjinale.
Kjo, sepse ti je krijuar ashtu, prandaj jeto ashtu si je dhe mos tento të paraqitesh ndryshe!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU