-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

DJALOSHI DHE PROBLEMET E TIJ

Më të lexuarat

Një djalë i ri, iu ankua një dijetari, dhe i tha: Unë jam një djalosh, i ri, të cilit dashuria ndaj epsheve dhe pasioneve ka filluar t’i bëhet problemi kryesor!! Nuk munden ta ndali veten nga shikimi njerëzve dhe i vajzave nëpër tregje! Çka të bëj? Çka më sugjeroni dhe këshilloni?

Dijetari, ia dha një gotë me qumësht të mbushur përplot, dhe e porositi që ta dërgon deri në një vend të caktuar, ku ndërkohë do të duhet të kalon nëpër treg pa mos e derdhur aspak qumështin nga gota!

Dijetari e thirri njërin nga nxënësit e tij ta shoqëron djaloshin deri në vendin e caktuar, dhe e porositi ta rrah para të gjithë njerëzve, nëse e derdh qumështin! Dhe me të vërtet, djaloshi e dërgoi qumështin deri në vendin e caktuar, pa mos e derdhur aspak nga gota!

Kur e pyeti dijetari se sa njerëz dhe vajza i shikove për rruge, djaloshi iu përgjigj: Dijetari im, nuk pash asgjë përreth meje! Isha i frikësuar se do të rrihem dhe do të poshtërohem para njerëzve nëse e derdhi qumështin! Atëherë dijetari i tha: Kështu është gjendja e besimtarit! Besimtari i frikohet Allahut dhe nënçmimit të Tij Ditën e Kiametit nëse i bën mëkate dhe gjynahe.

 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU   

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit