-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Shtohen lëvizjet e policisë dhe të EULEX-it afër barrikadës në veri të Mitrovicës

Më të lexuarat

Lëvizje të shpeshta të automjeteve të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it vërehen afër barrikadës të vendosur dy ditë më parë tek udhëkryqi afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës.

Barrikada vazhdon të qëndrojë në këtë lokacion, ndërsa shihen edhe persona civilë nga ajo pjesë të cilët kanë shtuar lëvizjet e tyre pranë barrikadës.

Situata e sigurisë aktualisht është e qetë. Policët janë duke vazhduar patrullimet nëpër zonat e banuara me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke ofruar kështu rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.

Barrikadat në veri, që u bënë pengesë për lirinë e lëvizjes, duket se po numërojnë orët e fundit. Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet nga fjalët e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që dha një afat kohor deri të premten mbrëma se kur do të mund të hiqen, raporton kp.

“Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, tha ai, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova të mërkurën mbrëma në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se është çështje orësh heqja e barrikadave në veri të vendit. Ajo tha se nëse nuk hiqen barrikadat, institucionet e Kosovës do të veprojnë për shkak se sipas saj, sa më shumë që të mbesin barrikadat aty, aq më shumë po rrezikohet jeta e qytetarëve.

Këto deklarime erdhën pas ndryshimit të masës së sigurisë për ish-policin Dejan Pantiq, i cili u arrestua më 10 dhjetor si i dyshuar për terrorizëm dhe sulm ndaj institucioneve të Kosovës. Pushteti akuzoi gjyqësorin për ndryshimin e masës, ndërsa opozita fajësoi qeverinë për marrëveshje të fshehtë me Serbinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit