0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Guterres: Perëndimi kërcënohet nga terroristët e ekstremit të djathtë

Më të lexuarat

Neo-nazizmi, antisemitizmi dhe të gjitha llojet e urrejtjes ndaj muslimanëve duhet të kundërshtohen në mënyrë të hapur dhe të vendosur, vlerëson kreu i OKB-së, Antonio Guterres.Guterres: Perëndimi kërcënohet nga terroristët e ekstremit të djathtë.     Foto: AA

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, pas pretendimeve për planin e grushtit të shtetit në Gjermani, paralajmëroi për çështjen e terrorizmit të ekstremit të djathtë në mbarë botën.

Në një deklaratë pas një pyetjeje lidhur me “Qytetarët e Perandorisë” (Reichsbürger) kundër të cilëve u zhvillua operacion me pretendimin e planit për grusht shteti në Gjermani, Guterres tha: “Është zbuluar qartë se kërcënimi më i madh terrorist sot në vendet e perëndimore vjen nga e djathta ekstremiste, neo-nazistët dhe nga ata që besojnë në superioritetin e të bardhëve”.

“Neo-nazizmi, antisemitizmi dhe të gjitha llojet e urrejtjes ndaj muslimanëve duhet të kundërshtohen në mënyrë të hapur dhe të vendosur”, theksoi Guterres i cili shtoi se “Ky është kërcënim i hapur dhe duhet të luftojmë me vendosmëri të madhe kundër këtij kërcënimi”.

Ai tha se ngjarjet në Gjermani, janë vetëm një shembull i kërcënimit kundër shoqërive demokratike në të gjithë botën.

Çfarë është Reichsbürger?

Sipas raporteve të inteligjencës së brendshme, personat që e shohin veten si “Qytetarët e Perandorisë Gjermane” (Reichsbürger), janë rreth 23 mijë.

Në raport thuhet se grupi i cili ka 2.100 anëtarë të gatshëm për të përdorur dhunë, nuk e njeh Gjermaninë si shtet legjitim, se disa anëtarë të tij janë të lidhur me idenë e Perandorisë Gjermane nën monarki dhe disa të tjerë palë të neo-nazizmit.

Gjithashtu edhe disa anëtarë besojnë se Gjermania ende është nën pushtimin ushtarak.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit