1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

MALTRETIMET DHE VUAJTJET E SHEJH HAFIZ IBRAHIM DALLIUT PËR SHKAK TË QËNDRIMEVE TË TIJ FETARE DHE PATRIOTIKE

Më të lexuarat

Shejh Hafiz Ibrahim Dalliu është torturuar në burgjet osmane gjatë viteve të fundit të pushtetit osman, e më vonë edhe në burgjet shqiptare është maltretuar dhe dënuar në mënyrat dhe metodat më të këqija. Sipas mendimit tim, ky është ligj hyjnor, ngase rrallë ndonjë prej dijetarëve, thirrësve ose mendimtarëve muslimanë ka shpëtuar nga kjo sprovë. Lusim Zotin e Madhërishëm që të na përqendrojë stoikisht në fenë dhe në adhurimin e Tij!

Sot shumë burgje në vende të ndryshme të botës islame janë të mbushur përplot me dijetarë të tillë. Lusim Zotin e Madhërishëm që të na mbrojë neve dhe ata nga diktatorët zullumqarë kudo qofshin-Amin!

Shejh Hafiz Ibrahim Dalliu (Zoti e mëshiroftë!) nga duart e zullumqarëve ka përjetuar dënime që nuk mund as të përshkruhen me fjalë… Nga burimet kuptojmë se atij ia kanë shkulur dhëmbët dhe e kanë veshur me tesha femrash para njerëzve. Shejhu dhe shokët e tij thirrës, nuk mund të dilnin në rrugët publike, ngase guvernatorët osmanë xhonturq, kah fundi i kësaj periudhe, i nxitnin fëmijët dhe njerëzit naivë që t’i gjuanin me guralecë, t’i shanin dhe t’i ofendonin ashtu siç vepruan njerëzit e marrë dhe fëmijët e Taifit me Pejgamberin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Shteti i kishte izoluar tërësisht, ngase muslimanët nuk guxonin të faleshin pas tyre, t’i përshëndesin, po madje as të flisnin me ta. Ata, po ashtu, nuk thirreshin në dasma, martesa, vdekje e falje të xhenazeve, ashtu siç thirreshin më parë. Izolimi i plotë i tyre i ngjante izolimit që ia bënë idhujtarët Pejgamberit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe muslimanëve në Mekë.

Ai dënohet me dhjetë vjet burg nga gjykata ushtarake, pastaj dërgohet në internim dhe transferohet prej një burgu në tjetër. Burgu i fundit të cilin e përjetoi me përjetime të tejet hidhura ishte ai i “Jedi Kule-s” në Selanik, Greqi. Këtij burgu i referohet edhe vetë Shejhu, i cili i tregon torturat e mëdha që i ka përjetuar aty. Ai e përshkruan këtë burg si “shtatë xhehenneme”. Edhe pse përjetoi maltretime të tilla, Shejhi nuk lëshoi pê dhe nuk u dorëzua para tyre, por përkundrazi, bënte thirrje haptazi për eliminimin e analfabetizmit dhe injorancës që mbretëronin në popullin shqiptar dhe kundër rrezikut që u kanosej për copëtim, ngase vetë shteti osman nuk tregonte interesim ndaj rrezikut të tillë që u kanosej.

Pushteti osman mjaft shpesh e thërriste në biseda informative me qëllim që ta largoj nga mësimi dhe përhapja e gjuhës shqipe. Ata e kundërshtonin Shejh Hafiz Ibrahim Dalliun, ngase ekzistonte një grup turqish hipokritë e tradhtarë që quheshin “xhonturq” e që përhapnin gënjeshtra e dezinformata dhe nxitnin shtetin osman kundër shqiptarëve, duke thënë se mësimi i gjuhës shqipe me shkronja latine e nxjerr njeriun nga Islami, e bën kafir, e largon nga Kur’ani dhe e nxit që t’i shkatërrojë xhamitë e teqetë…! Turqit e lartpërmendur ishin kundër shtetit osman islamik, dhe në të njëjtën kohë, dëshironin që të formonin shtet kombëtar, edhe atë nën ndikimin e cytjeve nga hebrenjtë. Ata ishin hipokritë në shoqërinë islame osmane dhe shqiptare dhe nuk ju takonin as këtyre e as atyre…

Në rrethana të tilla dhe në orvatjet nga më të ndryshmet që “xhonturqit” bënin që si e si ta pengojnë Shejh Hafiz Ibrahim Dalliun nga aktivitetet e tij, Hafiz Ibrahim Dalliu e deklaron thënien e tij të fundit: “Injoranca nuk zhduket me tanke e topa, por zhduket me njerëz që punojnë për përhapjen e diturisë”.

Shejh Hafiz Ibrahim Dalliu qëndroi këmbëngulës në mendimet e tij deri në ditët e mbretit tiran, Ahmet Zogu. Ai, po ashtu, u maltretua dhe u burgos edhe gjatë pushtetit fashist italian në Shqipëri, si dhe gjatë ardhjes së pushtetit komunist, përkatësisht presidentit të mëparshëm shqiptar, komunistit kriminel, Enver Hoxha. Ai qëndroi fortë si një kodër e palëkundur dhe nuk u luhat as edhe për një çast të vetëm para çrregullimeve të tilla shoqërore, fetare e politike. Pra, ai ishte shembull më i mirë i durimit derisa vdiq në atdheun e tij, në vitin 1952, në moshën 70 vjeçare, gjegjësisht në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Ai ishte me plotë kuptimin e fjalës Shejh, dijetar, hoxhë e muxhahid. Ndaj dhe e lusim Allahun që ta mëshirojë me Mëshirën e Tij të Madhe!

Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA

TEFSIRI DHE MUFESSIRËT SHQIPTARË NË KOHËN BASHKËKOHORE
(SHEK 19-20)
[1] Vërejtje: Këtu dëshiroj të potencoj një çështje shumë të rëndësishme, gjegjësisht faktin se koncepti i patriotizmit ose i çështjes kombëtare të Shejh Hafiz Ibrahim Dalliut dhe bashkëkohësve e shokëve të tij hoxhallarë, ashtu siç do ta vërejmë në këtë hulumtim, ishte i njëjtë sikur koncept i shehid Shejh Hasan El-Bennasë (Zoti e mëshiroftë!), të cilin e ka përhapur nëpërmes shkrimeve të tij të ndryshme. Shehidi dhe Imami Hasan El-Benna, i përqendruar në këtë ide në një traktat të tij, ju flet njerëzve për ndjenjat e sinqerta të tyre ndaj atdheut të tyre, për flijimin e tyre për hir të atdheut si dhe për respektimin e atyre që punojnë në shërbim të tij. Ai porositi mirësi e respekt në mes njerëzve, edhe nëse kanë besime e fe të ndryshme:

)لَّا يَنۡهَىٰكُمُ ٱللَّهُ عَنِ ٱلَّذِينَ لَمۡ يُقَٰتِلُوكُمۡ فِي ٱلدِّينِ وَلَمۡ يُخۡرِجُوكُم مِّن دِيَٰرِكُمۡ أَن تَبَرُّوهُمۡ وَتُقۡسِطُوٓاْ إِلَيۡهِمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلۡمُقۡسِطِينَ ٨( [ الممتحنة : 8 ]

“Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; Allahu i do ata që mbajnë drejtësinë!” (El-Mumtehine, 8). Ai po ashtu porosit drejtësi dhe mirësjellje ndaj jo muslimanëve në territorin islam: “Ata meritojnë atë që e kemi ne dhe ata përjetojnë atë që e përjetojmë edhe ne”. Ne nuk nxisim ndarje racore e as fanatizëm sektar. Dashuria ndaj kësaj toke, respektimi i saj dhe emocionet, ashtu siç thërrasin patriotët në një anë janë çështje të përqendruara në instinktin e shpirtrave dhe në anën tjetër konsiderohen edhe urdhër i Islamit. Ne jemi dakord me qëndrimin e tyre se me patriotizëm përforcohen lidhjet në mes individëve të një vendi. Ne po ashtu jemi dakord me ata se ky përforcim duhet të përdoret në favor të tyre. Në shkrimin “Ilâ esh-shebâb”, fq. 180-181; “Da’vetunâ”, fq. 19-20; Nga kodeksi i letrave të imamit dhe shehidit Hasan El-Benna, “Darul-teuzi-ven-neshril-islamij”; Mejdan es-Sejjide Zejneb, 1992.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit