-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Luftanija e re e ShBA-së do të quhet “Falluxhah”, vendi i masakrave në Irak

Më të lexuarat

Gjatë rrethimit të Operacionit Phantom Fury, më shumë se 100 forca të koalicionit u vranë, mbi 600 ushtarë u plagosën dhe mijëra civilë irakianë u vranë.

Gjatë rrethimit të Operacionit Phantom Fury, më shumë se 100 forca të koalicionit u vranë, mbi 600 ushtarë u plagosën dhe mijëra civilë irakianë u vranë.

Marina amerikane e emëroi anijen e tyre luftarake të gjeneratës së ardhshme sipas një vendi të bërë të famshëm për masakrat civile në Irak.

Sekretari i Marinës Carlos Del Toro tha ditë më pare në Barakat e Marinës në Uashington, se anija e re sulmuese amfibe u emërua “USS Fallujah” për të nderuar betejën e parë dhe të dytë në Falluxha, qytet në Irak. Betejat gjatë pushtimit të Irakut rezultuan në përleshje të dhunshme dhe vdekje civile.

“USS Fallujah i ardhshëm do të përkujtojë betejat e para dhe të dyta të Falluxhas, ofenzivën amerikane të udhëhequra gjatë luftës në Irak”, tha Carlos Del Toro

Del Toro e quajti një nder për kombin që të përkujtojë marinsat, ushtarët dhe forcat e koalicionit që luftuan me trimëri dhe ata që sakrifikuan jetën e tyre gjatë të dyja betejave.

Përplasjet më të ashpra që pasuan pushtimin amerikan të Irakut në vitin 2003 ndodhën në Falluxha.

Qëllimi i sulmit fillestar në Falluxha ishte kapja ose eliminimi i militantëve përgjegjës për vrasjen e katër kontraktorëve amerikanë.

Më 7 nëntor, meqë ofensiva e ShBA-së kishte qenë përgjithësisht e pasuksesshme dhe forcat e saj pësuan viktima, ShBA filloi rrethimin e Falluxhës – një skenë vrasjesh të tmerrshme.

Gjatë rrethimit të Operacionit Phantom Fury, më shumë se 100 forca të koalicionit u vranë, mbi 600 ushtarë u plagosën dhe mijëra civilë irakianë u vranë.

/TRT Balkan/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit