3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

SA NDIKUAN SFIDAT E TEKNOLOGJISË MODERNE NDAJ FAMILJES TRADICIONALE?

Më të lexuarat

SA ËSHTË NDIKIMI I TEKNOLOGJISË ELEKTRONIKE SIÇ JANË: TELEVIZORI, INTERNETI, RRJETET SOCIALE ETJ., DHE CILAT JANË PASOJAT SIPAS JUSH?

Sfidat e teknologjisë moderne kanë ndikuar dhe akoma vazhdojnë të ndikojnë negativisht gjer në maksimum, sa që nuk ka ngel asnjë vlerë morale apo parim njerëzor të shëndosh pa u infektuar dhe pa u deformuar, VE LA HAULE VE LA KUV-VETE IL-LA BIL-LAH ! ( s’ka mundësi se si të dalet nga kjo gjendje vetëm me ndihmën e Allahut xh.sh). E tërë kjo pasojë me përmasat e saja (personale, familjare, morale, sociale, ekonomike, politike që i përmendëm).

Këto pasoja dhe dëme –sipas analizave tona – janë si rezultat dhe pasojë e pasivitetit institucional shtetëror dhe atij fetar Islam dhe këtu në këtë kontekst e kam për qëllim pasivitetin dhe mos angazhimin maksimal të BIK-ut, nëpër xhamia, medrese dhe fakultetin tonë Islam të vetëm në Kosovë.

Që të jemi ma konkret dhe për ta qartësuar këtë konkludoj: mjafton që të hedhim një shikim dhe një elaborim tematikave të ligjëratave të hoxhallarëve dhe imamëve tanë nëpër xhamiat tona, nje elaborim të përmbajtjes së lëndëve fetare dhe humane në kurikulat tona pedagoxhike dhe fetare ku vërehet qartë se këto ligjërata dhe tematika, dhe këto kurikula nuk japin imunitet moral e as imunitet etik për t’i sfiduar këto ryma demagoxhike dhe anti islame, këto tema dhe këto kurikula nuk ecin paralel me kërkesat dhe problemet bashkëkohore, dmth: nuk po kanë dobi në tregun e jetës së muslimanit bashkëkohor, nuk po janë funksionale.

Këtë e vërteton edhe gjendja e mjerueshme e shfrenuar morale dhe etike e popullit shqiptar musliman, ku krimet dhe veprat penale janë shokuese. Po ashtu edhe frytet e sistemit edukativo-arsimor human dhe social në përgjithësi dhe atyre islame në veçanti nuk janë për t’u krenuar!

Të dobët në njohuri të përgjithshme fetare apo humane, sociale! Të dobët në inovacione shkencore biologjike, medicinale, mekanike, astronomike, etj,

Të dobët në kuptimin e gjuhës arabe, angleze, franceze (me përjashtime), nuk janë në gjendje me komuniku brenda 4 viteve që mësojnë lëndën e arabishtes në medrese, plus niveli universitar në fakultet 4 vite=totali 8 vite, të dobët në kuptimin dhe leximin e Kur’anit, lexim të shëndosh me rregulla ( texhvid), të varfër në argumentimin dhe aplikimin e ajeteve kur’anore gjatë ligjëratave të tyre dhe në jetën e tyre, dalin prej tyre armiq më të mëdhenjtë të fesë Islame publikisht që janë edukuar në medrese ( disa raste) e që e sulmojnë fenë Islme, Kur’anin, Muhamedin a.s., dijetarë Islam, janë lojal me anti Islamistat, me të krishterët, budistat, hebrenjtë, fyerje dhe ofendime ndaj arabëve dhe muslimanëve, etj etj.

E tërë kjo gjendje e lodhur dhe e rraskapitur morale dhe etike, shkencore dhe ekonomike e popullit në përgjithësi dhe të masës intelektuale në veçanti e ka rezultuar në dobësinë e familjes tradicionale islame para sfidat moderne të këtij shekulli.

Dalja nga kjo krizë e lartë-përshkruar bëhet me korrigjime dhe reforma fetare dhe shkencore të duhura institucionale, qeveritare duke i përmbushur kërkesat e jetës dhe të popullit me solucione të shëndosha nga barnatorja e kur’anit, të synetit të Muhamedi a.s., të dijetarëve dhe shkencëtarëve eminent botëror, nga tradita e civilizimit islam.

E tërë kjo arrihet me punë dhe me programe dhe plane akademike e jo me fjalë dhe llafe të kota. Punë punë natë e ditë që të shohim pakës dritë. Allahu na mundësoftë ne, dhe liderët tanë për kontribut pozitiv në zhvillimin e shtetit dhe të popullit tonë. Amin



Prof. Dr. Hfz. Hajredin Hoxha,

PËRGJIGJE AKADEMIKE DHE FETARE PËR PYETJET E PARASHTRUARA NGA STUDENTËT E NIVELIT MASTER PRANË FAKULTETIT TË STUDIMEVE ISLAME NË PRISHTINË

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit