9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Xhubleta shqiptare bëhet pjesë e listës së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s

Më të lexuarat

Margariti tha se me përfshirjen në këtë listë xhubleta do të ketë të gjithë mbështetjen, “jo vetëm të institucioneve tona, por tashmë edhe të atyre ndërkombëtare që do ta trajtojnë xhubletën si pasuri të gjithë njerëzimit”

Veshja karakteristike xhubleta që përdorej nga gratë në disa zona të veriut të Shqipërisë dhe përgatitja e saj është pranuar në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e Organizatës të Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), transmeton Anadolu Agency(AA).

Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga kryeqyteti i Marokut, Rabat, ku u zhvillua mbledhja e Komitetit ndërqeveritar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s.

“Komiteti ndërqeveritar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale miratoi në formë unanime shpalljen e xhubletës dhe të dijebërjes së saj si pjesë të listës së trashëgimisë kulturore jomaterilae të UNESCO-s. Një thesar që në vrullin e kohës rrezikonte dita-ditës të humbiste, por ne nuk duhet të lejojmë që xhubleta të mbetet thjesht një relike e së shkuarës”, është shprehur Margariti.

Margariti tha se me përfshirjen në këtë listë xhubleta do të ketë të gjithë mbështetjen, “jo vetëm të institucioneve tona, por tashmë edhe të atyre ndërkombëtare që do ta trajtojnë xhubletën si pasuri të gjithë njerëzimit”.

Xhubleta është një veshje karakteristike me histori disa mijëra vjeçare, prej shajaku të zi, të trashë e të fortë, pa mëngë, me mes të ngushtë e me fund të gjerë, që e veshnin zakonisht gratë e Malësisë së Madhe e të Dukagjinit në veri të Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit