2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ibrahim Gashi në vend të Mujë Rugovës?

Më të lexuarat

Ende pa filluar zgjedhjet për struktura menaxhuese në Universitetin e Prishtinës, emrat e rektorëve të mundshëm kanë filluar të publikohen.
Zgjedhja e rektorit të UP-së është finalja e zgjedhjeve menaxhuese në UP, por fatkeqësisht vazhdon të jetë zgjedhja e parë në prapaskenë, e që iu paraprin gjithë të tjerave, shkruan “Zëri”.

Një nga emrat e mundshëm për rektor që llogaritet favoriti kryesor i këtij posti është profesori në departamentin e Historisë dhe atë të Shkencave Politike në Fakultetin Filozofik, Ibarhim Gashi, i cili është zëvendësministër i jashtëm, anëtar i AKR-së.
Rreth Gashit kanë rënë dakord Qeveria e Kosovës, më saktësisht ndarja e posteve ndërmjet koalicionit qeverisës PDK-AKR ka përfshirë edhe institucionin më të lartë arsimor në vend, Universitetin e Prishtinës.
Burime qeveritarë i kanë thënë gazetës se marrëveshja ndërmjet PDK-së dhe AKR-së është arritur që Gashi të shkojë në postin e rektorit dhe Buja të vazhdojë të rrijë në atë të ministrit të arsimit, pasi që më parë në vend të Bujës kishte qenë marrëveshja që të shkonte Gashi./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit