1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

A mund të kishte Shqipëria një mbret amerikan? Përgjigja diplomatike e Ismail Qemalit

Më të lexuarat

Studiuesi Auron Tare sjell faktin e panjohur deri më sot

Në ditën e Pavarësisë, studiuesi Auron Tare sjell një fakt të panjohur deri më sot mbi Ismail Qemali, atë kur i është thënë për një mbret amerikan, si mundësi për të udhëhequr Shqipërinë. I është thënë kjo në Londër, nga një amerikan, gjë për të cilën ai ka patur një përgjigje diplomatike.

Shkruan Tare:

“Pas Shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali së bashku me dërgatën shqiptare vizitonte Londrën për të lobuar mbi të ardhmen e kufinjve shqiptarë, të vendosur në hotelin e famshëm të kohës, Hotel Cecil. Aty, Ismail Beu shkaktoi një kuriozitet të fortë dipomatik kur u pyet nga një korrespondent amerikan mbi mundësinë e një mbreti amerikan për vendin e saposhpallur të pavarur.

“Nëse ish-Presidentin Roosevelt (Teddy Roosevelt) e kërkon Kurorën e Shqipërisë, ne do ta vendosnim atë në krye të listës së kandidatëve. Unë personalisht do të votoja për të. Roosevelt është një nga njerëzit më të jashtëzakonshëm sot në botë në një nivel shumë më të lartë së sa një princ i zakonshëm”, do të deklaronte Ismail Beu për korrespondentin amerikan në Londër.

Por si një diplomat i sprovuar, mesa duket për të mos krijuar tensione me diplomacinë angleze, shtoi me buzëqeshje: “Unë e konsideroj z. Roosevelt si një njeri shumë të aftë, por jo të përshtatshëm për Shqipërinë. Mund të sygjeroj se z.Asquith (kryeministri i Britanisë së Madhe) apo djalin e Pier Pont Morgan; mund të ishin mbretërit tanë. Janë të gjithë burra të aftë, por për ne është çështje serioze dhe duhet kohë për t’u marrë në konsideratë”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit