3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Durimin e mësova nga një fëmijë i vogël!

Më të lexuarat

Fudejl bin Ijad (Allahu e mëshiroftë) thotë:

Durimin e mësova nga një fëmijë i vogël!

▪️Një ditë shkova në xhami dhe pashë një grua që po e rrihte fëmijën e saj brenda shtëpisë. Fëmija qante dhe bërtiste dhe në këtë gjendje hapi derën dhe ia mbathi, ndërkohë nëna e tij ia mbylli derën e shtëpisë.

Fudejli vazhdon duke thënë: Kur u ktheva, e gjeta fëmijën i cili pasi kishte qarë, ishte ulur dhe kishte fjetur në parkun e derës, për të zbutur nënën e tij. Nëna u prek dhe e hapi derën e portës.

Fudejli qau nga ky rast, derisa lotët i rrodhën mbi mjekër dhe tha: “Subhanallah, sikur të duronte robi te dera e Allahut të Lartësuar, ajo derë do të hapej për të.”

Ebu Derda (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) thoshte: “Lutuni dhe bëhuni këmbëngulës në dua, sepse ai që e troket shumë një derë, ka shpresë që ajo derë të hapet.”

[Musanef bin Ebi Shejbeh 6/22]

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit