3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Kryeministri i Finlandës ofron shtëpinë për refugjatë

Më të lexuarat

Kryeministri i Finlandës, Juha Sipila, ka thënë se do të ofrojë shtëpinë e tij për refugjatët. Qeveria finlandeze ka thënë se pret deri në 30,000 azilkërkues këtë vit.
Sipila ka deklaruar se shtëpia e tij në Kempele, në veri të Finlandës, është përdorur pak deri më tash dhe se do të strehojë azilkërkues nga fillimi i vitit të ardhshëm.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po përpiqen të pajtohen për mënyrën e trajtimit të fluksit të migrantëve, shumica e të cilëve janë nga Siria.
Kryeministrja e Polonisë, Ewa Kopacz, ka përsëritur sot se pranimi i vetëm 2,000 migrantëve mjafton për vendin e saj.
Polonia, së bashku me Republikën Çeke, Hungarinë dhe Sllovakinë, kanë refuzuar kuotat e BE-së për shpërndarjen e refugjatëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit