13.1 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Të rinjtë janë më të prirur drejt të vërtetës se sa të tjerët

Më të lexuarat

Rinia

Për banorët e shpellës, Allahu na njofton se ishin djelmosha të rinj. Të rinjtë janë më të prirur drejt të vërtetës se sa të tjerët. Kurse të moshuarit që janë plakur me besimin dhe bestytnitë e tyre, si ata të shiizmit Rafidi, Bahait dhe Babizmit etj. nuk lëvizin nga besimet e tyre të kota. Ndërkohë që ata të cilët ndikohen nga e vërteta janë të rinjtë. Po ashtu edhe thirrjet dhe sloganet rrënuese, janë të rinjtë që i pranojnë në shumicën e rasteve. Kurse të moshuarit që janë rritur dhe edukuar me të vërtetën e janë thinjur me të, nuk i pranojnë këto thirrje dhe slogane të kota. Prandaj, të rinjtë janë guri i provës dhe shtylla e umetit musliman. Popujt tek të rinjtë i ndërtojnë shpresat e tyre. Ata janë baza e të ardhmes, por edhe ndikohen shpejt. Banorët e shpellës ishin djelmosha të rinj që besuan te Zoti i tyre e Ai i forcoi në besim dhe ua shtoi udhëzimin. Prandaj, besimi shtohet dhe pakësohet e për këtë, Allahu thotë: { e Ne u shtuam atyre udhëzim}. Rinia është më e prirur drejt thirrjeve se sa të tjerët, qofshin thirrje për të vërtetën ose për të kotën. Djelmoshat e shpellës, sapo besuan, iu përgjigjën thirrjes(së Allahut) dhe iu bindën. Allahu i shpërbleu me të mira dhe ua shtoi udhëzimin, i forcoi dhe ua lidhi zemrat me besimin. Ata kërkuan mbrojtje prej Allahut , iu përulën dhe iu lutën Atij që t’i përgatisë udhëzim të drejtë në tërë çështjen e tyre. Për besimtarin është detyrë të bëjë shkaqet dhe të kërkojë mbrojtje prej Allahut e të përpiqet për vepra të mira, t’i lutet Allahut që t’ja forcojë zemrën në besim, se në të kundërt ia devijon nga udhëzimi.

Shejh Abdulaziz err-Rraxhihi, Përktheu: Altin Plumbi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit