3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Targat, serbja në timon: Pres ç’të thotë Beogradi!

Më të lexuarat

Rasti në Jarinje pak pas mesnate…

Në vendkalimin administrativ Jarinje, pak minuta pas mesnate me skadimin e një afati për riregjistrim të targave, i caktuar nga qeveria e Kosovës, është paralajmëruar drejtuesja e një automjeti me targa KM.

Gruaja në timon tha se oficerët e policisë i kanë dorëzuar asaj një letër me udhëzime për riregjistrim. Siç tha ajo, nuk planifikon ta regjistrojë veturën me targa RKS, pasi është në pritje të vendimit të Beogradit zyrtar.

Në mesnatë ka skaduar afati i dhënë nga autoritetet kosovare për riregjistrimin e automjeteve me targa RKS.

Raportohet se vendkalimi kufitar në Jarinje për momentin është i qetë, trafiku ka rënë në intensitet, si dhe është shtuar prania e policisë së Kosovës.

Përkundër kërkesave të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për shtyrjen e afatit për ri-regjistrimin e veturave për 10 muaj, Prishtina ka vendosur të premten që këtë vendim ta zbatojë në katër faza.

Është bërë e ditur se në fazën e parë – nga sot e deri më 21 nëntor, policia e Prishtinës do këshillojë drejtuesit e automjeteve me targa të Serbisë dhe do të kërkojë që automjetet e tyre të regjistrohen me targa RKS.

Në fazën e dytë, nga 21 nëntori deri më 21 janar, drejtuesit me targa të Serbisë do të gjobiten me 150 euro nëse nuk i janë bindur vendimit.

Faza e tretë parasheh lëshimin e targave provuese dhe do të zgjasë deri më 21 prill, kur sipas vendimit të qeverisë, që është faza e katërt, targat serbe do të ndalohen në Kosovë.

Lista Serbe bëri të ditur se serbët nga veriu i Kosovës do t’i japin përgjigje dhe rezistencë të ashpër shqiptimit të parë të gjobës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit