-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Cilat janë cilësitë që duhet t’i ketë Udhëheqësi i Fesë?

Më të lexuarat

Imam Ebul Meali El-Xhuejni në librin e tij “Gijath El-Umem” thotë:

Cilësitë që duhet plotësojë një myfti (ai që u jep gjykime fetare njerëzve) janë gjashtë:

1- Njëra prej tyre, të di gjuhën arabe; sepse e Feja e Profetit Muhamed – paqja qoftë mbi të – merret nga Kurani, Suneti dhe gjurmët e sahabëve, ndodhitë dhe gjykimet e tyre. Të gjitha këto janë në gjuhën më të qartë dhe me shprehjet më fisnike. Është e domosdoshme që të ngopesh nga arabishtja, sepse ajo është rruga për perceptimin e Sheriatit.

2 – e dyta – të njoh dispozitat e Sheriatit, duke njohur ajetet e Kuranit, duke njohur se cilat janë të shfuqizuara dhe cilat shfuqizuese, të përgjithshme dhe të veçanta, komentin e kompleksitetit të tyre…(etj), sepse Kurani është boshti i referencës së Sheriatit.

3- e treta – të njoh traditat profetike, sepse ato janë bazamenti i madh i fesë. Shumica e bazave themelore të përgjegjësive fetare janë marrë nga thëniet e Profetit – paqja qoftë mbi të – veprimet e tij dhe situatat që ai kaloi. Gjithashtu, shumica e ajeteve të Kuranit nuk veçohen pa pasur një shpjegim nga Profeti…

4- e katërta- të njoh shkollat e dijetarëve të shkuar, të epokës së hershme. Arsyeja e këtij kriteri është fakti se nëse myftiu nuk njeh shkollat e hershme, bën vaki që të mbajë qëndrime që bien ndesh me konsensusin e dijetarëve (ixhma) dhe del jashtë dakordsisë së tyre, pasi ata të jenë të një mendje.

5- e pesta- njohja e metodave të analogjisë (kijas) dhe shkallëzimit të argumenteve, sepse tekstet (e trashëguara) e kanë një fund dhe janë të kufizuara, ndërsa rastet dhe ngjarjet që priten të vijnë (në të ardhmen) nuk kanë fund.

6- dhe e gjashta- devotshmëria dhe droja ndaj Zotit, sepse njerëzve të prishur (fasik) nuk u besohet në fjalë dhe qëndrime.

Të gjitha këto cilësi i ka përmbledhur Imam Shafiu – Allahu qoftë i kënaqur me të – në një fjalë të shkurtër, duke thënë:

“Ai njeri që njeh Librin e Allahut si tekst dhe si argumentim, e meriton të jetë Prijës në fe.”

Shqip: Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit