Të martën më 25.10.2022 Kryetari i BFI e RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef Fetai priti mysafirin e nderuar nga Kuvajti, përndryshe dijetar dhe aktivist i mirënjohur si dhe ekspert i çështjeve të vakfit dhe humanist i njohur Shejh Hisham Ferhud El Mubarek, në selinë e Rijasetit.
Reisul Ulemaja falënderoi mysafirin e nderuar për vizitën, e më pas biseduan për shumë çështje me rëndësi.
Fillimisht Kreu i BFI e njoftoI Shejh Hisham Ferhud El Mubarekun me organizimin dhe funksionimin e BFI e RMV si dhe synimet e saja në organizimin e jetës fetare. Planifikimi për të adhmen dhe bashkpunimin e ndërsjellë në sfera të ndryshme, si në ngritjen e vetëdijes së besimtarëve, në sferën e dijes, zhvillimit, kulturës, paqës dhe humanitetit.
Me këtë rast Reisul Ulemaja falënderoi edhe shoqëruesit e mysafirit dhe aktivistët e mirënjohur nga Kosova Z. Islam dhe Z. Samir. Zoti i bekoftë me të mira.