0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Çfarë është filmi iranian mbi Profetin Muhamed?

Më të lexuarat

Muftiu i Madh i Arabisë Saudite, Abdul Aziz Al-Asheikh, ka kritikuar filmin iranian me titull “Muhamedi, i Dërguari i Zotit,” duke thënë se Islami nuk e lejon portretizimin e Profetit në këtë mënyrë.

Ai tha se filmi e paraqet Pejgamberin Muhamed nën “një dritë të pavërtetë” dhe minon rolin e rëndësishëm që ka luajtur ai në Islam. “Kjo është tallje dhe denigrim i figurës së Profetit,” tha ai.

Këtë javë, rreth 140 kinema në të gjithë Iranin kanë filluar ta shfaqin filmin 40 milion dollarësh, më i shtrenjti në historinë e Iranit. Sipas regjizorit të filmit, Majid Majidi (Mexhid Mexhidi), qëllimi i këtij produksioni 171 minutësh është promovimi i unitetit midis muslimanëve.

Mexhid tha se synimi i punës së tij, e para e një trilogjie, është të përmirësojë imazhin e Islamit, i cili sipas tij, është shtrembëruar nga ekstremistët.

Dijetarët e universitetit të Ez’herit (Al-Azhar) në Egjipt e kanë denoncuar filimit këtë javë, duke i kërkuar qeverisë iraniane që ta ndalojë. Abdulfatah Al-Awari i fakultetit të teologjisë në universitetin e Ez’herit tha se “sipas ligjit sheriatik nuk lejohet personifikimi i Profetit.”

Gjithashtu, edhe Liga e Dijetarëve Muslimanë (The Muslim World League) e ka denoncuar filmin, i cili u shfaq të enjten e kaluar në Festivalin e Filmit në Montreal të Kanadasë. Aty u shfaqën disa skena ku Profeti Muhamed paraqitej me trup dhe fytyrë.

Abdullah bin Abdulmuhsen Al-Turki, sekretari i Ligës së Dijetarëve Muslimanë, tha se Profeti nuk duhet të paraqitet në këtë formë. Al-Turki i bëri thirrje Iranit që ta “pezullojë dhe ndalojë shfaqjen e fimit”, ndërsa muslimanëve u bëri thirrje që ta bojkotojnë.

Pavarësisht se Irani i ka denoncuar karrikaturat e Profetit të publikuara nga revista satirike franceze Charlie Hedbo, shiitët në përgjithësi nuk e shohin si problem të madh portretizimin e figurave fetare. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit