4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Komuna e Çairit: Nuk ka përfunduar procesi gjyqësor me Klubin Elita

Më të lexuarat

Në vazhdim ua sjellim të plotë reagimin e Komunës me popullësi më të dendur në rajon dhe më gjerë, Komunës së Çairit:

“Në interes të informimit të drejtë dhe të saktë të opinionit publik në lidhje me procesin gjyqësor për shfrytëzimin e hapësirës që është në pronësi të Komunës së Çairit, duam të theksojmë se vendimi gjyqësor që është liferuar në opinion nuk është e plotfuqishme dhe për të njëjtën po zhvillohet proces gjyqësor në Gjykatën e Apelit në Shkup. Kjo do te thotë se vendimi i publikuar gjyqësor nuk ka kurrfarë efekti juridik.

Gjithashtu duam të potencojmë se akuzat që persona të Komunës së Çairit kanë hyrë në hapësirat e dhëna në shfrytëzim me forcë janë absolutisht të pavërteta. Kjo është qartë e theksuar edhe në Vërtetimin e MPB-së me numër regjistrimi 30.7.5/641 nga 11.02.2015, në të cilën qartë qëndron që persona të panjohur kanë tentuar të futen në hapësirën, që assesi nuk ka të bëjë me Komunën e Çairit.

Nuk është e vërtetë që Komuna e Çairit pa bazë e anuloi kontratën për qira me Klubin Elita dhe që kinse ka ndërmarrë veprime të dhunshme për të hyrë në hapësirat e lartpërmendura. Gjendja reale është tërësisht ndryshe.

Që të ndalohet keqpërdorimi dhe shpërdorimi i pronës së komunës, i cili është edhe pronë e qytetarëve, Komuna e Çairit deri te Klubi Elita dërgoi shkresë me nr.08-1785 nga 01.12.2014 me të cilën kërkoi ndërprerjen e kontratës për qira. Me të njëjtën shkresë, Komuna e Çairit Klubit Elita i ofroi hapësira të reja. Nga kjo shkresë, nuk morëm asnjë përgjigje. Gjithashtu, Komuna e Çairit ishte e detyruar ta shlyej kontratën fillestare me Klubin Elita për çka solli vendim nr. 09-132 nga 15.01.2015.

Arsyeja e shlyerjes së kontratës ishte shfrytëzimi joadekuat i hapësirës nga Klubi Elita dhe aplikimi i aktiviteteve tërësisht të kundërta nga ato të deklaruarat, për të cilin qëllim edhe u është dhënë hapësira në përdorim. Sipas ligjit, vetëm në këtë bazë Komuna e Çairit ka të drejtë të ndërprerjes së kontratës para skadimit të afatit. Ndaj këtij vendimi të komunës, Klubi Elita nuk ka bërë ankesë.

Duke pasur parasysh se procesi gjyqësor vazhdon dhe ende nuk ka zgjidhje të plotfuqishme, ndërsa bëhet fjalë për proces të cilit i kanë paraprirë një sërë vendimesh, ne interes të informimit të qartë dhe të saktë të rastit, jemi në dispozicion për informata shtesë” thuhet kështu në reagimin e kësaj komune.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit