0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Virtyti i solidaritetit në kohën tonë

Më të lexuarat

Nga: Abdul Kerim Bekal

Virtyti i solidaritetit në kohën tonë

Njerëzit që jetojnë në fshat dhe në lagje të vogla, dashje pa dashje e gjejnë veten të përfshirë në akte bamirësie, solidariteti dhe bashkëpunimi. Kjo është gjëja, që pikaset qartë në fshatrat dhe qytetet e vogla.
Kurse sot ka ndryshuar gjithçka. Me zgjerimin e vendbanimeve dhe kompleksitetin e marrëdhënieve, janë zgjeruar dhe hapësirat e lirisë personale deri në kufijtë e egoizmit, frikës së hapjes ndaj të tjerëve dhe frikës nga kontaktet me të huajt.
Nëse shohim Islamin, si simbol i solidaritetit dhe ndihmës së shpejtë, do të gjejmë se numri i personave që i besojnë këtij virtyt, është reduktuar. Ka myslimanë, të cilët japin selam vetëm brenda rrethit të njohur, ashti siç ka edhe të tjerë, që nuk e kthejnë selamin. Këta të fundit e bëjnë këtë, sepse – sipas tyre – kthimi i selamit ia ul nivelin e përqendrimit në angazhimin e tij përkatës. Për fat të keq, ka të tjerë që ndihen në siklet dhe bezdisen nga ata që u japin selam, pasi mendojnë se selami përmban domethënie agresiviteti ndaj personit.
Kjo situatë është më e rëndë se ajo që ne e konsiderojmë braktisje të traditës profetike, apo indiferentizëm ndaj një praktike të detyruar. Ajo është simbol i dobësimit të lidhjeve të përbashkëta, të cilat i bëjnë njerëzit e një vendi të caktuar të dhembshur dhe të dashur.
Më shqetësues është fakti, se sot më shumë se kurrë më parë, ndjejmë se fjalët “Vëllazëri islame
Filozofia e të bërit mirë
1 – Kur marrëdhëniet e thata dominojnë ambientin përreth, kontaktet dhe solidariteti mes banorëve të një vendi reduktohen, ndërsa kolegët e një vendi pune dhe njerëzit e shohin njëri-tjetrin vëngër. Kur u puqen shikimet, kjo gjendje shndërrohet në burim sikleti dhe bezdie. Problemet dhe konfliktet lindin për gjërat më të thjeshta dhe mundësia e pajtimit bëhet gjithmonë e më e vështirë.
Që këtu themi, se t`i bësh mirë tjetrit, vëllezërve, fqinjëve apo kolegëve, në radhë të parë shihet si një katarsis, një vetëpastrim dhe përgatitje e zemrës për ta shijuar sakrificën dhe kontributin. Sakrifica dhe të bërit mirë kanë një kënaqësi dhe shije të rrallë dhe krejt të ndryshme nga çdo kënaqësi tjetër. Ai që solidarizohet me tjetrin, fillimisht është solidarizuar dhe i ka bërë mirë vetes. Me këtë, ai shpërblehet në çast për aktin e kryer. Le të shohim çfarë thotë Zoti në KuranMerr nga pasuria e tyre lëmoshë, me të cilën t’i pastrosh ata dhe t’ua rrisësh veprat e mira! Lutu për ta, sepse lutja jote është vërtet qetësim për ata. Allahu dëgjon dhe di gjithçka”. (Teube, 103)
Kur myslimani është i ndërgjegjshëm, se vetë Zoti e pranon sadakanë, për ta shpërblyer sa më shumë, e gjithë bota e tij e ndjenjave orientohet dhe lëviz në kahjen e së mirës. Ky është mesazhi që rrezaton dhe nga ajeti A nuk e dinë ata se Allahu është Ai, që pranon pendimin dhe bamirësinë nga robërit e Vet dhe se Ai është Pranuesi i pendimeve dhe Mëshirëploti?” (Teube, 104)
Veprat bamirëse, ato vullnetare dhe çdo aktivitet tjetër që i shërben humanizmit, janë guri i qoshes për ndërtimin e një shoqërie myslimane. Sakaq, ligjet dhe kodet penale janë sanksionuar për ta mbrojtur këtë shoqëri. Duke ngritur një shoqëri dhe duke e mbrojtur atë, ne mbrojmë njerëzimin dhe jetën mbi tokë, mbrojmë identitetin islam të brezave të rinj.
 
Solidarizimi
2 – Zoti e ka krijuar Solidarizimin në natyrën e njeriut. Ne shohim që një foshnje fillon e qan, sapo shikon që një foshnje tjetër qan. Ai e ka të vështirë të bëjë dallimin mes vetes dhe botës përreth. Çdo dhimbje dhe lëndim që prek një fëmijë tjetër, ai e interpreton si të tijën.
Dhembshuria dhe respekti i ndjenjave të të  tjerëve, është e ngulitur thellë në gjenet njerëzore. Megjithatë, këto tipare fshihen dhe maskohen, nëse nuk tregohet kujdes për to dhe nuk furnizohen me energjitë përkatëse.
Që këtu, ne kuptojmë shpërblimin e madh që Zoti ka përgatitur për të gjithë ata, që solidarizohen me elementët e vobektë të shoqërisë dhe punojnë mesa munden, që tu gjenden në nevojë atyre njerëzve.
Këtë e tregon dhe hadithi profetik, që thotë: ”Unë dhe kujdestari i jetimit do të jemi në xhenet si këto të dy” (profeti (a.s) tregoi gishtin e dytë dhe të tretë)”. (Buhari)
Në një hadith tjetër, Profeti (a.s) thotë: ”Ai që rend të kujdeset pas një të veje dhe një të vobekti, është si ai që bën xhihad në rrugë të Zotit”. Transmetuesi i hadithit thotë:”Besoj se shtoi dhe fjalët:”Si ai që falet natën pa pushuar dhe ai që agjëron pandarë”. (Buhari dhe Muslim)
Ne jemi shkaku 
3 – Fëmijët tanë kanë memorizuar kushedi sa sure dhe hadithe, të cilat i nxisin për të bërë mirë. Megjithatë, ky memorizim nuk i jep frutat e dëshiruara, për shkak të praktikave të gabuara të përditshme të prindërve, praktika të cilat tregojnë se ata nuk tregojnë asnjë interes për hallet e të tjerëve.
Ne duhet ta pleqërojmë në familje mënyrën sesi tu ofrojmë nevojtarëve ndihmën e duhur. Vetë shkollat dhe universitetet duhet të kenë orë të detyrueshme në programin e tyre, të cilat studenti duhet t`i kalojë në shërbim dhe në dobi të publikut. Këto orë kontributi duhet të jenë kriter për diplomimin e tyre, ashtu siç veprohet në disa shtete të zhvilluara.
Gjithashtu, mediat që i kanë bërë për vete fëmijët tanë, duhet të ndjekin një kahje tjetër për orientimin dhe edukimin e tyre. Kështu, ata mund të kontribuojnë në edukimin e një brezi solidarizues, miqësor dhe që ofron shërbim. Në të kundërt, zhvillimet negative që po ndodhin, do ta shtojnë përçarjen, egoizmin dhe ftohtësinë mes nesh.
 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit