0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

LINDJA E PEJGAMBERIT (sal-lallahualejhiueselem) (MEVLUDI) – Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Më të lexuarat

• Nuk e kanë festuar as profetët e as shokët e tyre lindjen e ndonjë Pejgamberi, gjithashtu edhe muslimanët e tre gjeneratave nuk e kanë festuar lindjen e Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ue selem). Sepse dashuria dhe madhërimi i tij bëhet me anë të pasimit të tij në vepra, e jo duke festuar.

• Dita (e lindjes) është e madhe, por dita (e dërgimit si profet) është më e madhe, sepse me dërgimin (e tij) zbriti Fjala e Allahut dhe e ka nderuar Pejgamberin (sal-lallahu alejhiueselem) me pejgamberllëk, pra nëse Pejgamberi nuk e ka festuar ditën e fillimit të misionit të tij, është më parësore që ummeti i tij të mos e festojë lindjen e tij.

• Sahabet nuk e dinin se Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue selem) ka lindur në ditën e hënë, veçse prej tij (pra ai vetë i kishte njoftuar që ka lindur ditën e hënë, siç ka ardhë në hadith të saktë). Andaj, ai është njeriu më i ditur për ditën e lindjes së tij, e megjithatë ai a nuk ua përcaktoi atyre se cila ditë e hënë (e kujt date) ishte ajo? As ata nuk e pyetën atë, sepse feja është vepër, e jo shpikje.

• Omer ibn Hatabi e datoi historinë me hixhretin (migrimin) dhe nuk e datoi me lindjen e Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ue selem), ashtu siç vepruan Ehli Kitabët (ithtarët e librit), sepse ky ummet është ummet i veprës dhe nuk e shenjtëron kohën pa vepër.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit