3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Prindërit kërkojnë që greva në arsimin fillor obligativ të ndalohet me ligj

Më të lexuarat

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar që greva në arsimin fillor obligativ të ndalohet me ligj.

Përmes një deklarate të bërë publike të martën, Këshilli ka bërë thirrje për kthim në normalitet, përmirësim e cilësi në arsim.

“Asnjëherë dakord me grevën e SBASHK, asnjëherë solidarë me drejtuesit e paarsyeshëm të SBASHK dhe asnjëherë dakord me logjikën e të bërit grevë të plotë, të paafat, të pamëshirshme e shumë të dëmshme të fëmijët tanë, arsimin dhe vendin tonë. Por greva në arsimin fillor obligativ duhet ndaluar me ligj. Pikë”.

“Por gjithnjë solidarë me mësimdhënësit kur trajtohen padrejtësisht e jashtë çdo norme, me interpretim të njëanshëm ligjor dhe jashtë të gjitha praktikave të deritanishme. Duam normalitet, përmirësim e cilësi në arsim! Duam dinjitet dhe integritet njerëzor për të gjithë! Le t’i trajtojmë të tjerët siç duam të trajtohen fëmijët tanë!”, thuhet komunikatën për media.

Ky reagim i Këshillit të Prindërve vjen pas një muaj greve që u mbajt në tërë sektorin e arsimit. Mësimi ka nisur të hënën, megjithatë dëmet që u janë shkaktuar nxënësve dhe arsimit konsiderohen të jenë të mëdha. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit