1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Mercedesi “së shpejti” vjen me koncept të ri elektrik

Më të lexuarat

Mercedes-Benzi ka njoftuar se është duke punuar në një koncept të ri elektrik.

Në një intervistë për “AutoMotor und Sport”, Thomas Webber nga kompania, ka pranuar se Mercedesi po punon në një koncept elektrik, të cilin do ta prezantojë “së shpejti”. Ai shtoi se vetura do të ketë mundësi të ecë deri në 400 – 500 kilometra distancë me një mbushje të plotë.

Nuk dihen detajet tjera, por Webber e ka përshkruar atë si koncept “të mençur, që do të jetë shumë atraktiv”.

Mbetet të shihet kur do të vijë automobili i ri elektrik nga kompania e njohur gjermane.

Javën e ardhshme është Frankfurt Motor Show dhe, sipas “europe.autonews”, aty do të shfaqet befasia e Mercedesit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit