0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Apple do të paguaj gjobë prej 2.25 milionë $

Më të lexuarat

Apple është dakorduar që të paguajë një gjobë prej 2.25 milionë $ në Australi mbi akuzat që ajo mashtroi konsumatorët duke promovuar aftësitë 4G të iPad-it të ri, pavarësisht se dihej që tableti nuk përkrahte rrjetet LTE në këtë vend.

Kjo çështje fillimisht u inicua gjatë muajit mars nga Komisioni i Konkurrencës dhe Konsumatorit në Australi (ACCC), që akuzoi Apple për thyerjen e ligjeve të konsumit.

Pas disa debateve midis Apple dhe mbikëryqësit të konsumatorëve australian, Apple përfundimisht ndryshoi marketingun e vet nëpër botë për të ulur hutinë, duke riemëruar modelet e tabletëve në fjalë si “iPad + Celular”. Ajo gjithashtu rimbursoi konsumatorët e pakënaqur.

Kompania ishte në gjendje të shmangte disa dënime por ende ajo duhet të paguaj dënimin prej 2.25 milionë $ Komisionit, më pak se maksimumi që do të paguante prej 4.4 milionë $, si dhe një shtesë prej 300.000$ për të mbuluar shpenzimet gjyqësore. Marrëveshja e propozuar, e dorëzuar në Gjykatën Federale në Melbourne të shtunën, duhet të miratohen në fillim nga gjykata por nuk është vendosur akoma një afat kohor. /PCWorld Albanian/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit