-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

PLAN PËR PRINDËR MË TË MIRË (Lexojeni çdo mëngjes!!)

Më të lexuarat

PLAN PËR PRINDËR MË TË MIRË (Lexojeni çdo mëngjes!!)

  1. Unë ро rrit një fëmijë që do të bëhet i mirë nga të gjitha drejtimet, i cili do të ndihmojë në krijimin e një bote me të vërtetë të drejtë.
  2. Sot unë do të bëj të pamundurën për të njohur dhe kuptuar të gjitha ndikimet që lenë gjurmë mbi zhvillimin e fëmijëve të mi.
  3. Sot unë do të përpiqem ta ndihmoj fëmijën të kuptojë fuqinë e ndikimeve negative, të cilat e largojnë prej gjithçkaje që është e mirë dhe e drejtë, si dhe të kuptojë fuqinë e ndikimeve pozitive, të cilat e afrojnë drejt asaj që është e mirë dhe e drejtë.
  4. Sot unë do të përpiqem që ta mbroj fëmijën tim nga fuqia e ndikimeve negative, të cilat e largojnë nga ajo që është e mirë dhe e drejtë.
  5. Sot unë do të përpiqem për të rritur fuqinë e ndikimeve pozitive mbi fëmijën tim, të cilat e afrojnë drejt asaj që është e mirë dhe e drejtë.
  6. Sot unë do të përpiqem të vë re disa gjëra pozitive që thotë apo bën fëmija im, dhe do t’i tregoj atij apo asaj se sa shumë i vlerëson ato All-llahu dhe unë.
  7. Sot unë do të përpiqem të mos i them asgjë negative fëmijës tim. Edhe nëse do të më duhet ta korrigjoj sjelljen e tij të gabuar, do të përpiqem që të gjej një mënyrë pozitive për të vepruar.
  8. Sot unë do ta dua në mënyrë të pakushtëzuar fëmijën tim, por, do të përpiqem ta shpreh këtë dashuri në kohë të cilat janë më të përshtatshme për fëmijën.
  9. Sot unë do të përpiqem të jem një shembull i mirë për fëmijën tim.
  10. Sot unë do t’i lutem All-llahut që të më ndihmojë dhe të më lehtësojë që të jem një prind i mirë për fëmijën tim.

Burimi:
“Formimi i karaterit të shkëlqyer tek fëmijët”
Dr. Muhamed Mehdi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit