0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Së shpejti nis puna për transformimin e Xhamisë së Plumbit në Shkodër

Më të lexuarat

Xhamia e Plumbit, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, këtë vit do t’i nënshtrohet transformimit rrënjësor.

Me ndërhyrjet në këtë xhami, besimtarëve që do u kthehet një tempull në kushte optimale, por Shkodrës e gjithë Shqipërisë, do i shtohet një tjetër atraksion i madh turistik.

Ndërkohë janë kryer sondazhet gjeologjike në terren me pjesëmarrjen e specialistëve turq e atyre shqiptarë të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër.

Ndërhyrja kryesore pritet të zgjidhë problemin e përmbytjeve, krijimin e një sistemi kullimi të sigurt, pengimin e ujërave vërshuese dhe restaurimin e ndërtesës. Mjedisi përreth saj do të kthehet në një park të denjë për besimtarët e turistët.

Teknikat e ndërtimit dhe materialet e përdorura në monumentin e kulturës dhe të gjitha detajet arkitektonike origjinale nuk do të cenohen.

E ndërtuar në 1773, sipas modelit të arkitekt Sinanit, Xhamia e Plumbit ose Xhamia e Mehmet pashë Bushatit, në Shkodër është një nga më të veçantat në Shqipëri.

Është një xhami historike dhe monument kulture i kategorisë së pare dhe xhamia osmane më e madhe në të gjithë Shqipërinë. Të dhënat tregojnë se xhamia u ndërtua me gurë të sjellë prej popullit me sistem zinxhir (dorë më dorë) prej Gurit të Zi, dhe me tepricat u ndërtuan këmbët e urës së Kirit.

1 vit më parë, ministrja e Kulturës nënshkroi marrëveshjen për restaurimin e xhamisë me homologun e saj turk. /ATSH/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit