4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Han: Rritet për gjashtë herë numri i refugjatëve në Evropën Qendrore dhe Perëndimore përmes Ballkanit

Më të lexuarat

Lion, 3 shtator – Numri i refugjatëve, që kanë arritur deri te Evropa Qendrore dhe Perëndimore përmes Ballkanit, është rritur për të paktën gjashtë herë nga qershori, deklaroi eurokomisioneri për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Johanes Han.

Në një intervistë për televizionin “Euronjuz” Han theksoi se ky nuk është problem i Ballkanit. Vendet nga Evropa Perëndimore janë vetëm vend tranzit, theksoi ai, duke shtuar se BE-ja u ka dhënë ndihmë përkatëse, duke i ndarë nga 1,5 milionë euro mjete shtesë Serbisë dhe Maqedonisë për sigurimin e strehimit të përkohshëm të migrantëve.

BE-ja shpreson se shtetet nga rajoni do të bëhen pjesë e familjes panevropiane, theksoi Han, duke shtuar se kriza e refugjatëve nuk do të ndikojë në procesin e qasjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

© ZHURNAL.mk
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit