1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Biden: SHBA s’do të lejojë kurrë që Irani të këtë armë bërthamore

Më të lexuarat

Përbetimi i Presidentit amerikan përcjellë kryeministrit izraelit

Presidenti amerikan Joe Biden, i ka përcjellë kryeministrit izraelit Yair Lapid se Amerika nuk do të lejojë kurrë që Irani të posedojë armë bërthamore.

“Gjatë bisedës, presidenti theksoi se Amerika është e përkushtuar që kurrë të mos lejojë Iranin të ketë armë bërthamore”, tha Shtëpia e Bardhë, sipas Reuters.

Për kënaqësinë e Izraelit, ish-presidenti i SHBA Donald Trump e tërhoqi Amerikën nga marrëveshja bërthamore me Iranin në 2018 dhe vendosi sanksione të ashpra ndaj Teheranit.

Biden premtoi se do të përpiqet të ringjallë marrëveshjen duke garantuar sigurinë e Izraelit.

Agjencia britanike e lajmeve shton se ringjallja e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 dukej një përfundim i paramenduar në mars, por në bisedimet e drejtpërdrejta midis Teheranit dhe Uashingtonit pati mosmarrëveshje për disa çështje.

Midis tyre është këmbëngulja e Teheranit që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) nuk po shqyrton gjurmët e uraniumit të gjetura në tre vende të padeklaruara ku nuk duhet të jetë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit