-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kërkesë palestinezëve që t’u thënë “jo” fluturimeve izraelite

Më të lexuarat

Një çështje areoportuale e diktuar nga SHBA

Autoriteti Palestinez u ka kërkuar palestinezëve që të mos përdorin koncesionet e premtuara nga Izraeli që do t’i lejonin ata të udhëtonin nga Aeroporti Ramon në Izraelin jugor, duke shtuar se palestinezët duhet të kenë aeroportin e tyre.

Shërbimi i aeroportit izraelit njoftoi më herët se palestinezëve nga Bregu Perëndimor i pushtuar do t’u ofrohen fluturime speciale nga Ramon, pranë vendpushimit turistik Eilat në Detin e Kuq, drejt destinacioneve në Turqi, raporton Reuters.

Masa pasoi presionin nga Shtetet e Bashkuara për të lehtësuar disa nga kufizimet e rrepta të udhëtimit që pengojnë palestinezët të përdorin aeroportet izraelite, duke përfshirë Ben Gurion, qendrën më të madhe të Izraelit për trafikun ajror ndërkombëtar, pa leje të posaçme.

“Le të hapin një aeroport në Jerusalem”

“Nëse pushtuesi dëshiron të lehtësojë situatën për palestinezët, le të hapin një aeroport në Jerusalem”, tha kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh, duke iu referuar aeroportit aktualisht të papërdorur Qalandia në pjesën veriore të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Palestinezët që udhëtojnë jashtë vendit shpesh e bëjnë këtë duke kaluar përmes Jordanisë fqinje, por vonesat e gjata në pikat kufitare janë të zakonshme.

Aeroporti, i cili u pushtua nga Izraeli në luftën e vitit 1967, u mbyll në vitin 2000.

Oferta e Izraelit për të lejuar palestinezët të përdorin Ramon për disa fluturime është kritikuar ashpër nga shumë aktivistë palestinezë, të cilët argumentojnë se ajo nuk lehtëson kufizimet e rënda të udhëtimit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit