-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ne Muslimanë

Më të lexuarat

Ne Musliman

Për ne, pyesni Shamin dhe kopshtet e bukura, pyesni Irakun dhe tokën pjellore, pyesni Andaluzinë me bukuritë e saj, pyesni Egjiptin dhe luginat përreth, pyesni gadishullin dhe shkretëtirat, pyesni të gjithë njerëzit dhe mbarë botën!
Pyesni tokën e Afrikës, pyesni të huajt në vendet e tyre dhe majat e maleve të Kaukazit! Pyesni çdo pëllëmbë toke dhe cilindo që merr frymë poshtë këtij qielli. Sigurisht ata do ju tregojnë për trimërinë, sakrificën, gjurmët, krenarinë, shkencën dhe artin tonë!

Ne Muslimanët

Kopshtet e krenarisë i vaditëm me gjakun tonë, ndërsa parajasën e trimërisë e zbukuruam me trupat e dëshmorëve tanë.
Bota nuk njohu më fisnikë dhe më bujarë se ne, më të butë a më të mëshirshëm, më të ndershëm a më të lartë, më të ngritur a më të ditur se ne!
Ne mbartën pishtarin udhëzues atëkohë kur botë kishte humbur në errësirën e injorancës dhe ne ishim që u thamë: Ja, kjo është rruga!
Ne vendosëm peshoret e drejtësisë në një kohë kur popujt kishin ngritur kamzhikët e kryeneçsisë.
Dijes i ndërtuam shtëpi për të strehuar ata që kërkonin strehim, në një kohë kur të tjerët e kishin përzënë dijen nga shtëpitë e tyre.
Ne ishim ata që shpallëm barazinë në një kohë kur njerëzit adhuronin mbretërit dhe hyjnizonin të parët e tyre. Ne ngjallëm zemrat me iman, mendjet me dituri dhe mbarë njerëzimin me liri.
Ne Muslimanët
Ne ndërtuam Kufen dhe Basran, Kairon dhe Bagdadin. Ne themeluam civilizimin e Shamit, Irakut Egjiptit dhe Andaluzisë.
Ne ndërtuam shtëpinë e urtësisë, Medresenë Nidhamije, Universitetin e e Kortobës dhe atë të Ez’herit.
Ne ndërtuam Xhaminë Emevite, Kupolën e gurit, Sameranë, Al Zahranë dhe Al Hambran, Xhaminë e Muhamed Fatihut dhe Taxh Mehalin.

Ne Muslimanët

I yni ishte Ebu Bekri, Omeri, Nu red Dini ez Zenki dhe Salahudini. I yni ishte Halidi, Tariku, Kutejbe, Ibn Kasimi dhe Mbreti Dhahir.
I Yni është Buhariu, Taberiu, Ibn Tejmije, Ibn Kajjim, Ibn Hazmi dhe Ibn Halduni. I yni ishte Gazaliu, Ibn Rushdi, Ibn Sina dhe Razi. I yni ishte edhe Halili, XHahidhi dhe Ibn Hajjani.
Prej nesh ishte Ebu Tamami, Mutenebiu dhe Meariu. Prej nesh ishte Meabedi Is’haku dhe Zirjabi.
Tanët ishin mijëra e mijër njerëz të mëdhenj.
Ne Muslimanët
Forcën e kemi tek imani (besimi) ynë, krenarinë e synojmë tek feja jonë dhe mbështetjen e kërkojmë tek Zoti ynë.

Shkroi: Ali Tantawi

Përktheu: Fatjon Isufi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit