0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ç’keni, o sehirxhinj, që keni ngulur shikimet mbi fëmijën e Detit!

Më të lexuarat

Ç’keni, o sehirxhinj, që keni ngulur shikimet mbi fëmijën e Detit!
Të trembur jeni, se s’keni parë foshnjë që nuk zgjohet nga klithma e pulëbardhave!
Ju dridhet zemra se nuk arrini t’i shihni ballin e fshehur në rërën mëshiruese!
Ju çahet gjoksi, se nuk e ndalni dot erën e djersitur të hyjë e çakërdisur nën bluzën e tij!
Ju priten gjunjët, se nuk e dinit që fëmijët i mbledhin këmbët kur flenë!
Ju thahet goja kur buzët e tij lagen me ujin e kripur!
Zverdheni në fytyrë, sepse fle me këpucë, siç bëjnë të gjithë pas lojës me jetën!
Keni frikë, se mund të bëheni edhe ju fëmijë një ditë!
I ngulni sytë, se Deti i nxjerr rrallë fëmijët e tij!
Ju dhimbset, kur dëgjoni nënën që gulçon me zhurmën e valëve!
M’u hiqni sysh, o të gjallë, se ju veç vdekjen më kujtoni!

Ilir Haxhiaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit