-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Borrell: S’kishte progres për çështje të mëdha, dhe se për momentin nuk ka kompromis nga palët

Më të lexuarat

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se nuk është arritur marrëveshje sa u përket çështjes së targave dhe dokumenteve për hyrje-dalje në kufi.

Në një konferencë për media të mbajtur në Bruksel, Borrell ka thënë se takimi nuk ishte fare i lehtë dhe as i rregullt, pasi ka ardhur si rezultat i tensioneve të krijuara në veri të vendit.

Ai ka deklaruar nuk do të dorëzohet dhe se ende ka kohë deri më 1 shtator, kur do të hyjë në fuqi vendimi i Kosovës për reciprocitet për targa dhe dokumente hyrje-dalje.

“Takimi i sotëm nuk ishte normal, pra i rregullt. Së bashku me përfaqësuesin Lajçak, kemi thirrur këtë takim sepse po ballafaqohemi me zhvillime kryesisht negative në terren dhe rritje të tensioneve në veri të Kosovës. Ky takim kishte të bënte me përgjegjshmërinë e të dy liderëve në kërkim të zgjidhjes në mirëbesim për të bërë përpjekje drejt paqes dhe stabilitetit”, është shprehur ai para mediave, raporton Telegrafi.

Sipas tij, është koha për të gjetur zgjidhje afatgjate për shumë probleme dhe çështje që lidhin dy vendet.

“Jemi në një kohë kritike. E shohim kthimin e luftës në kontinentin tonë pas invazionit rus në Ukrainë. Ballafaqohemi me një moment dramatik dhe të rrezikshëm për kontinentin tonë. Është koha për të kërkuar zgjidhje dhe për të zgjidhur çështje afatgjate. Ju kam thënë të dy liderëve që ky takim ishte për menaxhim krizash dhe qëllimi ishte që të qetësohej situate në terren”, ka deklaruar Borrell.

Tutje, ai ka shtuar se nuk është shënuar progres për çështje më të mëdha dhe se për momentin nuk ka kompromis nga palët.

“Nuk mund të them se në këtë takim ka pasur progres për çështje më të mëdha. Nuk ka kompromis për momentin”.


Borrell ka pohuar se në fund të takimit ua ka bërë të qartë të dy liderëve se “BE-ja dhe anëtarësimi në NATO duhet të mbesin synimi përfundimtar dhe ata duhet të gjejnë një mënyrë për të avancuar tutje në këtë rrugëtim. Hapi i parë është që të kërkojnë zgjidhje për situatën aktuale”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit