Prishtinë, më 18 gusht 2022
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava dhe kryetari i Dijanetit të Turqisë, prof. dr. Ali Erbash, sot, mbikëqyren punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
Me këtë rast, Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me ecurinë e mbarë të punimeve dhe se gjithçka është duke ecur sipas planit dhe dinamikës së paraparë.
Kryetari i Dijanetit, prof. dr. Ali Erbash, tha se ndjehet i lumtur që ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me Kryesinë e BIK-ut dhe se me emrin e Zotit punët do të ecin mirë dhe mbarë sipas planit të paraparë.
Kryetari Erbash po qëndron për vizitë tre ditore në Kosovë si mysafir i Kryesisë së BIK-ut.
The post Myftiu Tërnava dhe kryetari i Dijanetit të Turqisë, Ali ef. Erbash, mbikëqyren punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.