-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

“Provokacija” e NATO-s: zgjedh Kosovën për “Defender Europe 23

Më të lexuarat

Një mobilizim ushtarak perëndimor “nën hundën” e influencës ruse

Kosova është zgjedhur të jetë vend pritës i stërvitjes së aleancës ushtarake të NATO-s në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe 23”, e thënë kjo nga ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.

Në një postim në FB, Mehaj saktëson se në “Defender Europe 23”, ushtria e Kosovës do të marrë pjesë me dy regjimente dhe se kjo  stërvitje ushtarake do të dëshmojë përgatitjen dhe profesionalizmin e lartë të ushtrisë së Kosovës.

“Republika e Kosovës do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit ‘Defender Europe 23’.

Përgatitjet janë duke vazhduar, ushtrimet parapërgatitore të ushtrisë sonë, blerja e pajisjeve dhe kompletimi i infrastrukturës, i paraprijnë këtij ushtrimi.

Në ‘Defender Europe 23’, ushtria e Kosovës do të marr pjesë me dy regjimente. Gjatë këtij ushtrimi, planifikohet që të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së në nivel të Regjimentit , nga njësi të specializuara për validim të Ushtrisë Amerikane.

Ushtrimi ‘Defender Europe 23’, do të dëshmoi edhe një herë përgatitjen dhe profesionalizmin e lartë të ushtrisë sonë”, shkruan kreu i mbrojtjes kosovare.

Kujtojmë se kjo stërvitje e NATO-s zhvillohet në një tokë ku dhe aty përplasen Rusia me Perëndimin, pikërisht në Kosovë, “nën hundën” e ambicieve të pashuara serbe për vendin e pavarur tashmë, përkrahur nga politika ruse. /tesheshi.com/    

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit