3.3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Rinia shqiptare ik në Evropë dhe Amerikë, Maqedonia po zbraset nga shqiptarët?!

Më të lexuarat

Shkup, 31 gusht- Shkupi, Ohri dhe Tetova, janë qytetet e Maqedonisë, ku shumica e qytetarëve kanë emigruar. Kështu thonë statistikat e publikimit “Migracioni 2014″. Enti Shtetëror i Statistikave të Maqedonisë ka publikuar të dhënat e para për emigrimin e brendshëm dhe të jashtëm në Maqedoni në periudhën nga viti 2010 deri 2014, raporton Zhurnal.
Sipas këtij dokumenti zyrtar për një periudhë 5-vjeçare prej Maqedonisë emigruan 17 912 persona.
Qyteti nga i cili vitin e kaluar emigruan më së shumti është Shkupi – 1786 njerëz, e ndjekur nga Ohri me 643 persona, 446 nga Tetova, në Kumanovë 399, 353 Strugë, Manastir 321, Gostivar 278, Prilep dhe Shtip nga 240. Mirëpo, supozimet e ekspertëve është se shifrat janë shumë të larta për shkak se shumë prej emigrantëve janë pa qëndrim të ligjshëm dhe se në Maqedoni regjistrimi i fundit i popullsisë dhe ekonomive familjare është kryer në vitin 2002.
Përveç kësaj, dhe Banka Botërore ka publikuar të dhënat në mes 1998-2012, ku thuhet se 447.137 qytetarë nga Maqedonia u larguan nga vendit. Edhe statistikat e “Eurostat-it” thuhet se të njëjtën periudhë janë larguar 230 mijë njerëz nga Maqedonia, duke siguruar vendbanim ligjor jashtë vendit, nga të cilat rreth 50 për qind janë më të rinj se 30 vjet. Dhe shumica e sondazheve, sipas VoA, gjatë viteve ka treguar se shumica e të larguarve janë të rinjtë të papunë, duke kërkuar jetë më të mirë.
Tendenca e qytetarëve të Maqedonisë për të emigruar jashtë vendit nuk është e re. Ajo filloi në periudhën e tranzicionit dhe vazhdon sot e kësaj dite. Vetëm vitin e kaluar u largua nga vendi 839 persona. Shumica e tyre janë në mes të 30 dhe 60 vjet. Arsyet kryesore për braktisjen e vendit janë papunësia, pagat e ulëta, martesat, shkollimi i përkohshëm ose për punë të përhershme jashtë shtetit.
Të dhënat zyrtare nga Entit Shtetëror i Statistikës tregojnë se destinacioni i preferuar për ata që lënë vendin për një jetë më të mirë janë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania në Evropë.

Jozyratrisht pjesa me  e madhe e qytetareve qe kane braktisur Maqedonine jane te rinje shqiptar nga Kercova, Dibra, Tetova, Gostivari, Struga dhe Kumanova.

© ZHURNAL.mk
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit