Nga: Tarik Ramadan
Dashuria – Tarik Ramadan
Dita e parë e agjërimit tonë nuk është një ditë e lehtë, pasi ne duhej të nisim një jetë të re, një ritëm të ri dhe një mënyrë të re të bërit të gjërave. Ne nuk hamë; nuk pijmë dhe ne fillojmë të meditojmë- duke u përpjekur për me qenë më afër me Zotit. Ne mesin e lutjeve që erdhën tek ne në forma dhe mënyra të ndryshme, gjendet një lutje shumë e rëndësishme. Profeti (Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi të) i kërkonte Allahut: (Allahumma inna nes’eluke hubbek ; va hubbe men juhibbuk ; ve hubbe amelin jukarribuna ila hubbik). O Zot ne po të kërkojmë ty Dashurinë tënde, dashurinë e atyre që të duan dhe tw kërkojnë ty, si dhe dashurinw e cdo vepre e cila na ndihmon të arrijmë dashurinë Twnde.
Ky është thelbi i fesë sonë. Kjo është ajo çka Islami është mbi të gjitha- të përpiqesh që të marrësh dashurinë e Tij. Kujtoni se çfarë është thënë në Kuran: në ‘Kuntum tuhibbbunalla’ (Nëse ti e do Zotin). Ky është thelbi I mesazhit tonë. Nuk është thjesht të bësh gjëra të mira dhe të marrësh shpërblimin dhe parajsën si dhe të shmangësh zjarrin e ferrit. Ky është një dimension. Dhe dimesnioni më i thellë i marrëdhënies sonë me Allahun është tepër shumë rreth Dashurisë dhe ne po i kërkojmë atij të njëjtën. Dashuria e tij është Dritë. Dashuria e tij është drejtimi, ‘Huda’. Dhe dashuria e Tij na ndihmon ne që të jemi të fortë në këtë jetë. Pra ky është objektivi më i lartë i jetës sonë.
Në të njëjtën kohë ne jemi duke i kërkuar atij që te jemi të dashur nga njerëzit që e duan atë. Kjo është gjithashtu shumë e rëndësishme. Cilësia e dashurisë që vjen nga njerëzit është e rëndësishme sepse dashuria e njerëzve që e duan Atë është mbrojtje, e cila përbën mënyrën se si ne do të mbrohemi.
Ne mund të duhemi nga njerëz që e mohojnë Zotin. Por ato po i mohojnë të gjitha parimet. Me pas ju do të kuptoni se dashuria e njerëzve që e duan Zotin do të na ekspozojë ne drejt mbrojtjes në kuptimin shpirtëror dhe moral po ashtu si edhe në kuptimin e mirësjelljes. Ky është momenti kur dashuria bëhet mbrojtja dhe fuqia jonë. Dashuria e njerëzve që e duan Atë, vepron në mënyrën e të ardhurit në ndihmë për të arritur Dashurinë e tij. Kjo do të thotë se çdo ditë e jetës sonë, veçanërisht gjatë Ramazanit, ne duhet të mendojmë: ‘Çfarë lloj veprash duhet të bëj unë në mënyrë që të fitoj dashurinë e Tij dhe në të njëjtën kohë të ndjej që po e bëj atë për hir të Tij?
Kjo është e gjitha mbi Dashurinë dhe Drejtimin dhe në lidhje se me çfarë ne jemi duke bërë për të marrë përkushtimin tonë ndaj Tij. Është kryesisht rreth Dashurisë e cila na ndihmon ne që të jemi më afër Tij si dhe të jemi të dashur nga njerëzit që e duan Atë, kështu ne mund të jemi të mbrojtur dhe më të fortë në rrugën tonë. Pra vepron sipas kësaj mënyre në mënyrë që të fitosh Dashurinë dhe të ndjesh se aty ka Dritë. Kjo është arsyeja se pse ne po përpiqemi që të jemi Myslimanë të mirë, veçanërisht gjatë Ramazanit. Insha Allah.
Mbani mend: kurrë mos harroni tu thoni njerëzve që i doni se ju i doni ato. Ky është thelbi i asaj që ne po përpiqemi për të thënë kur ne po i kërkojmë Atij Dashurinë e tij.
Selam
Kujtesë
Eudhu bilahu Minesh shejtani raxhim
Bismilah Rrahmani Rrahim
Ne jemi tashmë duke u përpjekur për të ardhur më pranë Zotit me agjërimin tonë dhe meditimin mbi jetën tonë dhe përpjekjen për të qenë më mirë çdo ditë. Ne kujtojmë se Profeti (Paqja e Zotit qoftë mbi të) i tha njërit prej shokëve të tij: ‘Menjëherë pas namazeve të përshkruara – pas një prej 5 namazeve që ju po kryeni – përsërisni këtë lutje: Allahumma Ainnee Ala dikrika uashukrika uahusni ibaadathika “O Zot më ndihmo mua që të kujtoj ty, të të falënderoj dhe më trego mua rrugën e plotë për të adhuruar ty, pra rrugën e drejtë të adhurimit tënd.’
Kur ne mendojmë për këtë lutje, ne duhet të përpiqemi që të kuptojmë se çfarë do të thotë ajo për ne. Kjo nuk është vetëm kur ne falemi 5 herë në ditë, jo vetëm kur ne agjërojmë, por çdo herë që ne falemi dhe çdo herë që ne agjërojmë. Allahu me anë të Dërguarit të tij (Paqja Qoftë mbi të), na kërkon ne që të kthehemi tek Ai dhe ta pyesim atë: ‘O Zot na ndihmo ne që të kujtojmë ty. “Por ne nuk po përpiqemi që ta kujtojmë Atë. Nëse ju flisni me një qenie njerëzore, ju nuk jeni vetëm duke e pyetur atë, ‘Të lutem më ndihmo të kujtoj ty apo më lejo të të falënderoj ty.’ Kjo është mënyra e shfaqjes së përulësisë sonë, duke treguar se sa të cenueshëm jemi në jetën tonë dhe duke i kërkuar këtij personi të jetë afër me ne po aq sa ne jemi duke u përpjekur për të qenë afër me Atë.
Ashtu si kjo, ne i kërkojmë Zotit që të na ndihmojë që të përpiqemi të jemi më pranë Atij duke e rikujtuar Atë çdo ditë, në çdo gjë që ne bëjmë dhe jo vetëm në sukseset tona, por gjithashtu edhe në dështimet tona, në të dyja si në fuqitë tona ashtu edhe në dobësitë tona. Falënderoje Atë: Elhamdu Lilah, Lutju Atij: Elhamdulilahi ala kuli haal (Çfarëdo që të ndodhë, lavdërimet i takojnë Zotit)
Kjo është mënyra që ne e falënderojmë Atë në jetët tona. Ne i lutemi Atij jo vetëm me lutje dhe agjërim, por me anë të zbatimit të karakterit dhe sjelljes më të mirë me prindërit tanë, fëmijët, të afërmit, fqinjët dhe qeniet e tjera njerëzore. Kjo është mënyra që ne e kujtojmë dhe e falënderojmë Atë. Nëpërmjet kujtesës dhe mirënjohjes sonë ne po arrijmë gradën më të lartë të adhurimit. Kjo është mënyra gjithëpërfshirës e e adhurimit. Ajo nuk është bërë vetëm nëpërmjet ritualeve. Ne jemi duke e bërë jetën tonë një mënyrë adhurimi,mirënjohje, përkujtimi dhe njohje se Ai është i vetmi që mund të na ndihmojë ne. Pra është në përulësinë e thellë dhe ndjenjën e dobësisë së thellë mënyra se si ne vijmë tek Ai.
Kjo është pika e saktë e të qenit pranë Tij dhe të qenit të fuqishëm me zemër dhe jetë në përballjen e vështirësive të jetës sonë të përditshme. Pra ne e kuptojmë se ato që na sulmojnë ne, nuk e kuptojnë thelbin e fesë sonë. Pra le të përpiqemi ne që të përsërisim këtë lutje sa më shumë që të jetë e mundur dhe të mos harrojmë se ne kemi nevojë për ndihmën e Tij për të kujtuar; se ne kemi nevojë për ndihmën e tij për të falënderuar dhe kujtuar se ne kemi nevojë për Atë për të qenë afër me të. Insha ALLAH.
Kurrë mos harro se treguari njerëzve që do se ju i doni ato dhe se kjo është gjithashtu një mënyrë e të adhuruarit të tij në mënyrën e duhur.
…