Gyleni dhe Palestina
Kudsi, Gaza dhe mbarë Palestina ka qenë dhe vazhdon të jetë një plagë që rrjedh gjak të freskët nga trupi i Umetit Islam. Vetëm “muslimanë” që kanë tradhtuar besnikërinë e tyre ndaj Umetit mund të jenë indiferent apo në krah të uzurpatorëve sionistë.
Në audion që do të ndiqni më poshtë, e cila daton në 1979, do të gjeni një Gylen që vajton dhe lutet me përgjërim për Kudsin, mallkon ata politikanë që nuk ndjehen fare për të dhe madje kërcënon edhe amerikanët!
Ndoshta dikush do të habitet, madje do të shokohet nga ky Gylen i dikurshëm, nëse e krahason me atë të sotmin, që nuk i ndihet zëri më për Palestinën si dikur, e që ka ndryshuar krejtësisht qasjen e dikurshme ndaj kësaj plage të Umetit.
Çfarë e ka shtyrë vallë Gylenin e sotëm “paqësor” e “tolerant” të ndryshojë nga Gyleni i djeshëm “luftarak” e “agresivë”?!