Rusia do të zhvillojë stërvitje të gjerë ushtarake në lindje të vendit, thanë autoritetet ushtarake të Rusisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se stërvitja Vostok 2022 (Lindje 2022) e planifikuar për nga 30 gushti deri më 5 shtator do të përfshijë trupa në manovra në 13 poligone të qitjes së Qarkut Ushtarak Lindor.
Ajo shtoi se njësitë e trupave ajrore, bombarduesit me rreze të gjatë dhe avionët ushtarakë të ngarkesave do të përfshihen gjithashtu në lojërat e luftës.
Ministria tha se do të marrin pjesë trupa nga vende të huaja të paspecifikuara.
Trupat ruse dhe kineze morën pjesë në një seri manovrash të përbashkëta ushtarake vitin e kaluar, duke reflektuar lidhjet gjithnjë e më të ngushta ushtarake midis Moskës dhe Pekinit.
Ministria hodhi poshtë pretendimet se po mobilizon forcat për të forcuar forcat e saj në Ukrainë, duke theksuar se “vetëm një pjesë e ushtrisë ruse është përfshirë në operacionin ushtarak special”.
Pa dhënë detaje, ministria tha se numri i trupave që operojnë në Ukrainë është “i mjaftueshëm për përmbushjen e detyrave” dhe theksoi se ushtria nuk ka anuluar asnjë nga stërvitjet e planifikuara.
Moska nuk ka thënë se sa nga ushtria e saj janë të përfshirë në aksione në Ukrainë. /Telegrafi/