Rama ka shkruar në rrjetet sociale se përgëzon Türkiye-n dhe presidentin Recep Tayyip Erdoğan,sipas tij, për rolin vendimtar të luajtur dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të arritur”Iniciativën e Detit të Zi” për eksportin e drithit nga Ukraina
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për marrëveshjen e nënshkruar nga Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina për rifillimin e eksporteve të drithërave ukrainase në Detin e Zi, duke përgëzuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency(AA).
Duke publikuar edhe foton e presidentit të Türkiye-s, Rama ka shkruar në rrjetet sociale se përgëzon Türkiye-n dhe presidentin Recep Tayyip Erdoğan, sipas tij, për rolin vendimtar të luajtur dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të arritur “Iniciativën e Detit të Zi” për eksportin e drithit nga Ukraina.
“Kjo tregon edhe një herë se dialogu dhe diplomacia janë mjetet e vetme për të trajtuar dhe zgjidhur problemet midis shteteve”, ka shkruar Rama.
Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan sot marrëveshjen në Istanbul për rifillimin e eksporteve të drithërave ukrainase në Detin e Zi.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Dokumentit të Iniciativës për Transportin e Sigurt të Drithërave dhe Produkteve Ushqimore nga Portet e Ukrainës së bashku me përfaqësuesit nga Rusia dhe Ukraina.
/aa/