8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

SHKAQET E PËRQËNDRUESHMËRISË NË ISLAM

Më të lexuarat

Jemi duke jetuar në një epokë shumë të vështirë.
Armiqtë e muslimanëve, jo vetëm po edhe të njerëzimit në tërësi janë përkequr dhe me metoda më të ashpra janë duke u munduar që ketë njeri, këtë krijesë të veçantë ta humbin dhe ta zhveshin nga çdo vlerë dhe virtyt të mirë dhe të lart.
Këshilloj veten dhe juve t’i përmbahemi të vërtetës, ta përkrahim të vërtetën dhe të bëjmë sabër në rrugën e vërtetë.
T’i rijmë karshi sherrit duke ua mësuar njerëzve të mirën dhe të vërtetën, t’u rijmë karshi me vepra të mira dhe me sabër sepse edhe kjo epokë e errët do të përfundoj dhe padyshim se e vërteta do të fitoj dhe ngadhënjej.
Për të qëndruar të palëkundur në të vërtetë, larg të kotës dhe humbjes duhet t’i bëjmë shkaqet, kush i plotëson shkaqet duke e lutur Allahun ai do të jetë i mbrojtur nga sherri dhe e kota.
Shkaqet janë të shumta po i përmendim disa prej tyre:

  1. Duhet ta di dhe të jetë mirënjohës se udhëzimi i tij është prej Allahut dhe mos të mendoj se ai me inteligjencën e tij arriti deri te udhëzimi.
    All-llahu juve ua bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, ua bëri që t’i ureni. Të tillë janë ata që gjetën rrugën e drejtë.
    Kjo është dhuratë dhe begati prej All-llahut, e All-llahu është i dijshëm dhe i urtë.
  2. T’i përmbahemi ligjeve të Allahut, t’i zbatojmë urdhërat e Tij, farzet e Tij, të largohemi dhe të ndalohemi para ndalesave dhe harameve të Tij.
    Të kërkojmë falje, të pendohemi vazhdimisht dhe ta pasojmë të keqen me të mirë nëse biem në të.
    Allahu thotë:
    …Përqendrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar…
  3. Thirrja në Islam të tjerët është shkak i qëndrueshmërisë në fe, sepse thirrja në islam është punë e madhe dhe shumë e çmuar tek Allahu dhe si shpërblim Allahu do të të shpërblej me atë që ua dëshiron të tjerëve.
  4. Prej shkaqeve të qëndrueshmërisë në islam është edhe shoqërimi më njerëz të udhëzuar, sepse nga i humburi nuk pret vetëm se humbje, nga gjynahqari nuk pret vetëm se.
    Nga ana tjetër prej njeriut të udhëzuar pret udhëzim, nga bamirësit pret mirësi, nga të ndershmëritë pret nder dhe moral të mirë.
    Allahu thotë:
    Duro duke u shoqëruar me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij.

HOXHË HYSNI BERISHA

(Rezymeja e hutbes)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit