-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Aeroportet e Europës me tarifat më të lira të parkimit 7 ditor

Më të lexuarat

Aeroporti më i ngarkuar i Rumanisë zë vendin e nëntë në këtë listë. Më shumë se 12.8 milionë njerëz kalojnë nëpër këtë qendër udhëtimi çdo vit, në rrugën e tyre drejt 121 destinacioneve të ndryshme.

Parkimi i makinës në aeroportit ka një kosto prej 30,32 € në javë dhe ndodhet gjithashtu në një vend të përshtatshëm, vetëm 18 km larg nga kryeqyteti i Rumanisë, Bukureshti.

Tarifat e parkimit këtu llogariten bazuar te koha e qëndrimit, me një maksimum prej 30 ditësh që kushton 93 €.

  1. Aeroporti Ndërkombëtar Charles de Gaulle, Francë

Parkimi i makinës suaj për një javë në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit do t’ju kushtojë 30 €. E habitshme, kur mendon se sa i shtrenjtë mund të jetë kryeqyteti i Francës.

Vetëm 26 km larg Parisit, në këtë aeroport kalojnë çdo vit rreth 69.5 milionë udhëtarë.

Ka dy parkingje të hapura të cilat shërbejnë për të gjitha terminalet. Ato ndodhen pak larg nga ndërtesa e aeroportit, por ju mund të përdorni shërbimin hekurudhor falas pasi të keni zbritur nga makina juaj.

  1. Aeroporti Ndërkombëtar Orio al Serio, Itali

Kostoja e parkimit për shtatë ditë në aeroportin Orio al Serio në veri të Italisë është 28 €, duke u renditur kështu në vendin e shtatë në këtë listë.

Ky është aeroporti i tretë ndërkombëtar më i ngarkuar i Italisë, i cili mirëpret 12.3 milionë pasagjerë çdo vit.

Këtu, ‘ViaMilano’ është parkingu zyrtar ku ndodhen më shumë se 8,000 vende në dispozicion. Mund të blini paraprakisht një vend parkimi në internet, me çmime që fillojnë nga vetëm 4 € në ditë.

  1. Aeroporti Ndërkombëtar Ferenc Liszt i Budapestit, Hungari

Parkimi për një javë në aeroportin ndërkombëtar të Budapestit do t’ju kushtojë 23,25 €. Rreth 13 milionë njerëz kalojnë çdo vit nga ky aeroport i ngarkuar, duke udhëtuar në 142 destinacione të ndryshme.

Parkimi, i cili ndodhet vetëm tre deri në dhjetë minuta larg nga terminali në këmbë, është mjaft afër, në varësi të vendit ku zgjidhni ta parkoni makinën tuaj. Nëse vendosni ta lini makinën tuaj më larg, ҫmimet janë më të lira, por ato në përgjithësi mbeten mjaft të arsyeshme.

  1. Aeroporti Ndërkombëtar Adnan Menderes, Turqi

Do t’ju kushtojë 21,51 € për të parkuar makinën tuaj për shtatë ditë në Aeroportin Ndërkombëtar Adnan Menderes në Turqi. Duke i shërbyer qytetit të Izmirit në skajin perëndimor të Anadollit, në këtë aeroport kalojnë afro 13 milionë pasagjerë çdo vit.

Këtu ka disa opsione parkimi, duke filluar nga një parkim shumëkatësh afër terminalit ndërkombëtar e deri te parkingjet e hapura.

  1. Aeroporti Ndërkombëtar Alicante, Spanjë

Lënia e makinës tuaj në këtë destinacion popullor do t’ju kushtojë 21,34 € në javë.

Megjithëse ka një sërë opsionesh parkimi privat edhe më afër ndërtesës së aeroportit, loti ku mund të lini makinat tuaja për një periudhë më të gjatë ndodhet vetëm disa minuta larg nga terminali i ri. Shumica e hapësirave janë të mbuluara për ta mbrojtur automjetin tuaj nga dielli i fortë, si dhe ka zona të posaҫme për automjete të mëdha dhe rulota kampingu.

  1. Aeroporti Ndërkombëtar Sabiha Gökçen i Stambollit, Turqi

Aeroporti Ndërkombëtar Sabiha Gökçen është një nga dy aeroportet ndërkombëtare të Stambollit, qytetit më të madh të Turqisë. Kostoja e parkimit këtu për një javë është 20,09 €.

Ka më shumë se 4,500 vende të disponueshme në një parkim me katër kate, i cili ndodhet në një distancë shumë të shkurtër nga ndërtesa e terminalit.

  1. Aeroporti i Antalias, Turqi

Aeroporti turk më i lirë në këtë listë, i cili ofron parkim për shtatë ditë në Aeroportin e Antalias pranë bregut të Mesdheut, vjen me një kosto prej 17,23 €.

Me një hapësirë ​​për rreth 2,000 makina dhe minibusë, ky parking është vetëm tre minuta larg në këmbë nga ndërtesat e terminalit. Një llogaritës tarifash në faqen e internetit të aeroportit ju mundëson që të përcaktoni se sa do t’ju kushtojë saktësisht parkimi i makinës tuaj atje.

  1. Aeroporti Leonardo da Vinci-Fiumicino, Itali

Parkingu më i lirë nga të gjitha aeroportet e Europës mund të gjendet në aeroportin më të ngarkuar të Italisë. Ҫmimi është vetëm 13,50 € për shtatë ditë.

Për udhëtimet e gjata, ka një parking tjetër për makinat që do të parkohen për një periudhë më të gjatë kohore, vetëm 10 minuta larg me autobus. Gjithashtu, ju mund ta lini makinën në parkingun shumëkatësh përballë terminalit, i cili ndodhet më afër, por është më i shtrenjtë.

Nëse nuk keni nevojë të qëndroni për një kohë të gjatë, atëherë ekziston gjithashtu mundësia për një zonë të quajtur, ku makinat mund të qëndrojnë për deri në 15 minuta./Euronews/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit